Pendarovski: Dihet se për çka nuk negociojmë, ai është i ashtuquajturi identitet i ndërlikuar

    Kreu i shtetit të RMV-së, Stevo Pendarovski dje është takuar me shefin e diplomacisë të Portugalisë, Augusto Santos Silva. Sipas Pendarovskit, presidenca portugeze ka ofruar një pako idesh ku përfshihen disa çështje nga pikat e kontestit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, përcjell Nistori.

    “Askush nuk pret që çështjet kontestuese të zgjidhen brenda një ose dy javësh, madje as presidenca portugeze, e cila është afër fundit të presidencës së tyre. Ministri Silva tha sot se ai i ka dëgjuar shqetësimet e tyre në Sofje dhe se vjen në Shkup për të dëgjuar mendimet tona në disa pika kritike. Sepse si bullgarët, edhe ne thamë që nuk mund të flasim për disa gjëra, për disa mund do të flasim. Për atë se çka ne nuk nuk do të negociojmë është e njohur, ai është i ashtuquajturi identet i ndërlikuar”, tha Pendarovski.

    Sipas kreut të shtetit, Silva i kërkoi udhëheqjes së RMV të thonë formulimet e sakta për pikat kritike, gjegjësisht të formulojnë interesat kombëtare. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Twitter do të lejojë këdo të aplikojë për verifikim të llogarisë

    Lajmi i rradhës

    ”Barku i madh” është më shumë problem shëndetësor sesa estetik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë