Pendarovski kujton gjenocidin në Srebrenicë: U vranë vetëm pse kanë qenë boshnjakë myslimanë

    Presidenti i shtetit të RMV-së, Stevo Pendarovski sot nëpërmjet një postimi në Facebook ka kujtuar gjenocidin e Srebrenicës. Siç shkruan ai, të kujtojmë krimin kundër njerëzimit me qëllim që asnjëherë të mos përsëritet.

    “Respekt për mbi 8 mijë personat – viktima të gjenocidit në Srebrenicës. Të vrarë, vetëm pse kanë qenë boshnjakë myslimanë. Përgjegjësia e gjeneratës sonë është që të kujtohemi në këtë krim kundër njerëzimit që asnjëherë të mos përsëritet”, shkroi Pendarovski.

    Masakra e Srebrenicës, e cila ndodhi pesë muaj para përfundimit të luftës në Bosnje, u cilësua si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës u njoh si gjenocid, ku u vranë mbi tetë mijë boshnjakë myslimanë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    26 – vjetori i masakrës në Srebrenicë | Në Evropë s’ka vend për mohim të gjenocidit

    Lajmi i rradhës

    Pas vrasjes së presidentit, flet për herë të parë zonja e parë e Haitit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë