Pendarovski: Maqedonia nuk ka fuqi për të luftuar korrupsionin

    Pendarovski: Nuk kemi kapacitet për vetting

    Nuk kemi kapacitet për vetting, kështu u shpreh presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski, në “Rruga drejt”, në Alsat M, kur u pyet për procesin e vettingut, përcjell Nistori.

    “Ne do ta bëjmë këtë vetting, të njëjtët njerëz që janë në vend. Nuk e kam fjalën për presidentin, kryeministrin konkretisht, por kush do ta bëjë vettingun?! Cilin trup? Do të shkruajmë në ligj, por a është i njëjti material njerëzor? A është në drejtësi,  ose është në politikë që ka çuar në këto 8 për qind besim dhe 92 për qind mosbesim?! I njëjti!”, u shpreh Pendarovski.

    Motivi për rastin Monstra nuk është vërtetuar

     I pyetur për rastin Monstra, Pendarovski tha se si motiv nuk i duket i besueshëm, pra nuk thotë që ata persona nuk e kanë bërë atë krim, por që motivi për xhihad nuk është i vërtetuar.

    “Nuk them që ata persona nuk e kanë bërë atë krim. Si motiv është i dyshimt nëse është i vërtetë që 5 persona të vriten për xhihad, kjo në Europë ka ndodhur rrallë dekadën e fundit. Nëse është xhihad, pra nëse janë mirë të orgnaizuar, mirë të financuar, dhe që i planifikojnë gjatë sulmet e tyre dhe asnjë nga shërbimet e  tona të mos i kualifikojë si të tilla prej përpara. Gjykimi dhe rigjykimi e vërtetoi se kanë dëshmi se këta persona i kanë kryer vrasjet në liqenin e Smilkovcit, por nuk është vërtetuar se e kanë bërë për luftën e shenjtë fetare – xhihad.

    Gazetari: Pra ju e kontestoni edhe motivin aktual me të cilin janë dënuar, e që është terrorizëm?

    “Terrorizëm mund të jetë… nuk mund ta di. Një gjë e di, se motivi për vrasjen nuk është vërtetuar plotësisht“, tha presidenti Pendarovski.

    Pendarovski: Dy vitet e fundit Agjencia e Zbulimit nuk është pyetur për asgjë

    Agjencia e Zbulimit këto dy vitet e fundit nuk është pyetur fare për personat e huaj që kërkojnë shtetësi, theksoi Pendarovski.

    “Këto dy vitet e fundit Agjencia e Zbulimit nuk është pyetur fare, për qytetarët e huaj që kërkojnë shtetësi. Për fat të keq edhe me rastin e Onishçenkos, nuk është pyetur fare, megjithëse kanë patur informacione për Onishçenkon dhe persona të tjerë”, tha Pendarovski ndër të tjera. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonisë i kërkohen rezultate konkrete në luftimin e korrupsionit

    Lajmi i rradhës

    Korridori 8 – pjesë e rrjetit të Korridorit Europian “Ballkani Perëndimor – Mesdheu Lindor”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë