Pendarovski: Me prolongimin e eurointegrimit, minohet besueshmëria e Bashkimit Europian

    Sinqerisht shpresoj se javën e ardhshme në Bruksel, liderët e Bashkimit Evropian përfundimisht do ta realizojnë premtimin nga marsi i vitit 2020, kur Këshilli për punë të përgjithshme njëzëri solli vendim që në afat sa më të shpejtë të mundshëm të fillojnë negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut, theksoi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e Këshillit të Evropës, Sharl Mishel në Ohër, përcjell Nistori.

    Shefi i shtetit konsideron se vizita e Mishelit në këtë, siç tha, periudhë turbulente për Evropën dhe për botën, në vetëm disa ditë para samitit të qershorit të BE-së. tregoi në nevojën nga koordinimi i hapave midis Ballkanit dhe Unionit në sytë e nevojës nga vendimet vendimtare dhe parimore.

    “Sot biseduam për atë se me prolongimin e eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut minohet besueshmëria e BE-së që njëkohësisht do të thotë edhe ulje të ndikimit të saj midis qytetarëve tanë. Kushtëzimi nga ana e venit anëtar ndaj një vendi kandidat për anëtarësim për arsye bilaterale jo vetëm që e e shkel premtimin në mënyrë flagrante për të ardhmen evropiane të vendit nga Ballkani Perëndimor, por mund edhe tërësisht ta kompromitojë politikën e zgjerimit dhe të rritet në precedent të rrezikshëm, i cili do t’i japë fund këtij procesi i cili, përndryshe, me vite është konsideruar si politika më e mirë e jashtme e Unionit”, theksoi Pendarovski.

    Projekti për një Evropë të bashkuar, sipas tij, gjithmonë ka përmbajtur edhe aspekt të qartë gjeopolitik. Por, në këto momente të luftës në kontinent, tha ai, ai dimension i tij është theksuar veçanërisht.

    “Prandaj, për mbijetesë të politikës së Bashkimit Evropian, e patjetërsueshme është rritja e përgjegjësisë gjeopolitike veçanërisht te vendet anëtare të Be-së. Përkundër dëshpërimeve reale dhe lodhjes nga pritja për depërtim në rrugën evropiane, për përkushtimin tonë, ndër të tjera, fuqishëm flasin dy punë: nga njëra anë, harmonizimi jonë i plotë i 100 për qind me politikën e përbashkët dhe të sigurisë së BE-së dhe bashkimi drejtë të gjitha paketave të sanksioneve kundër Rusisë, ndërsa tjetra punë – Bashkimi Evropian edhe më tej është partneri jonë tregtarë më i rëndësishëm, duke siguruar mbështetje edhe financiare për zbatimin e reformave të patjetërsueshme. Mbesim në pritje të takimit të përbashkët me liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 23 qershor në Bruksel, dhe për të cilin mysafiri i sotëm më njoftoi në mënyrë të plotë”, theksoi presidenti Pendarovski.

    Ai theksoi dhe që secila nismë që realisht sjell për zhbllokim apo përshpejtim të procesit integrues është i mirëseardhur.

    “Në këtë kontekst, ne shohim idenë e fundit për bashkim më të madh mes nesh, përmes një forme të re të quajtur bashkësia politike evropiane. Natyrisht, ne e kuptojmë atë bashkësi jo si shpërblim ngushëllues apo si kompensim për anëtarësim, por vetëm si mjet shtesë që do të ndihmojë për integrim më të shpejtë dhe unitet më të madh në Evropë”, shtoi Pendarovski.

    Ai falënderoi Mishellin dhe krerët e institucioneve evropiane për përpjekjen për të mbajtur integrimin evropian të rajonit lart në listën e prioriteteve. “Në kushte të krizave të shumëfishta dhe luftës aktuale në tokën evropiane, kjo e konfirmon vetëdijen për urgjencën e dhënies së njëpasnjëshme sipas meritave të secilit vend nga rajoni jonë. Dëshirojë Samit të suksesshëm me sjelljen e vendimeve që ne kohë të gjatë i meritojmë”, tha presidenti Pendarovski në konferencën e përbashkët me kryetarin e Këshillit Evropian Sharll Mishell. /AIM/Nistori/

    Lajmi Paraprak

    DJERSITEM

    Lajmi i rradhës

    Gabimet e rrezikshme në përzierjen e ilaçeve sipas problemeve shëndetësore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë