Pendarovski: Qëllimshëm vjetërsohen lëndët, duhet të zbulohet pse

    Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski në ClickPlus në TV21 ka folur për vjetërsinë e lëndëve gjyqësore në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, duhet të zbulohet se pse kjo ndodh kështu, përcjell Nistori.

    “Unë jam përgjuar 3 vjet. Ajo lëndë është kthyer tre herë në gjykim të serishëm. Pse nuk ka përfunduar deri tani? Këtu ka bllokada që bëhen nga një pjesë e gjykatësve. Tetë vjet nuk mund të gjykoni rast… Ju mund të gjeni arsye… Dobrilla Kacaraska e ka gjykuar rastin më kompleks për 27 prillin, natë e ditë pati seanca dhe e solli deri në aktgjykimin përfundimtar. Do të thotë gjithçka mundet. Unë nuk hyj në dënimet dhe materialin dëshmues, por rast shumë i veçantë, por e ka mbaruar punën. Për lartësinë e dënimeve mund të pajtohemi ose jo. Ja të kthehemi për Qytetin Dielli, në Prokurori qëndron se Janakieski ka kryer veprën në vitin 2007, 16 vet jemi nga aktvendimi i parë. Dua të shikoj pse e bënë këtë. Shikoj pse po ndodh kjo zvarritje e qëllimshme e rasteve. Dje u vjetërsua lënda në të cilin ishte Mijallkovi, në shkurt u vjetërsua lëndë tjetër dhe nuk ka përgjegjësi dhe këshilli gjyqësor nuk ka reaguar”, tha Pendarovski.

    “Derisa Mijallkovi “bën burg”, e bëri dasmën më të madhe në rajon”

    Pendarovski ka përmendur dasmën e birit të ish drejtori të DSK-së, Sasho Mijallkov.

    Në pyetjen e moderatorit se nëse Mijallkovi dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski do të ndikojnë tek deputetët, Pendarovski tha se Mijallkovi është këtu dhe nëse do të donte të ndikonte, mund ta bënte.

    “Mijallkov është këtu. Nëse do të donte të ndikonte tek deputetët, ai mundte. Derisa bën burgun, ka bërë dasmën më të madhe në rajon. Ato janë spekulime, apo në lidhje me Kodin Penal nga shtabi i dezinformatave nga pallati i VMRO-DPMNE-së që Gruevski të kthehet. Tani thonë se presin një vendim të veçantë të Gjykatës Supreme që me të vërtetë të kthehet”, tha Pendarovski.

    Pendarovski alarmon: Shqipëria mund të ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së

    Pendarovski tha se mund të ndodh që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia në rrugën drejt Bashkimit Europian.

    “Më frikëson ajo, që nuk kemi mundësi që në udhëkryqet kyçe të arrijmë konsensus nacional. Mund të kontestojmë gjithçka, por për interesat nacionale nuk do të duhej”, tha Pendarovski.

    Pendarovski: Opozita është e sigurt në fitore, por nuk e dinë a do të marrin pjesë në zgjedhje

    “Në lidhje me këtë, opozita thotë se do të fitojë me një dallim të sigurt 2,3, por nuk janë të sigurt nëse do të marrin pjesë në zgjedhje. Nëse je i sigurt se do të fitosh, çfarë është kontestuese nëse do të jenë bashkë apo të ndara, nëse do të jenë në korrik apo gusht, nëse do të marrësh pjesë në zgjedhje të ndara. Përse e shtron këtë dilemë, kurse çdo ditë na bombardon me anketa se udhëheq dy, tre herë më shumë”, shtoi Pendarovski.

    Pendarovski, Spasovski apo Sheqerinska, kush do të jetë kandidat i LSDM-së për president?

    Ndërsa zgjedhjet presidenciale po afrojnë, në opinon po dëgjohen edhe shumë emra që do të kandidojnë për të parin e shtetit. Edhe brenda LSDM-së kohëve të fundit po përflitet për shumë emra, por ata më kryesorët duket se janë ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, presidentin aktual Stevo Pendarovski, Radmila Sheqerinska dhe Mile Zeçeviqin.

    “Kam bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të gjithë ata që i përmendët, por nëse më pyesni mua, sipas informatave që kam, proceset për kandidat nga LSDM-ja ende nuk kanë filluar. Më kanë përkrahur BDI-ja dhe 20-30 parti më të vogla politike, sepse nuk kanë pasur kandidat të tyre. “Nuk mund të di nëse LSDM dhe BDI tani do të shkojnë me kandidatë të veçantë”, tha Pendarovski.

    Pendarovski i gatshëm edhe për një mandat presidenti, por e ka “të rëndësishme vlerësimin e qytetarëve”

    Presidenti Stevo Pendarovski ka shprehur gatishmëri t’u rikandiduar edhe për një mandat si president i Maqedonisë së Veriut.

    Megjithatë, në ClickPlus në TV21 bëri të ditur se për këtë do të marrë vlerësimin e qytetarëve fillimisht, por e sheh të rëndësishme edhe mbështetjen nga dy partitë në pushtet, LSDM dhe BDI.

    A prisni mbështetje nga LSDM dhe BDI si në zgjedhjet paraprake presidenciale apo në një rast thatë se e keni me rëndësi edhe sektorin civil?

    “Për mua është më me rëndësi që qytetarët, të gjithë qytetarët që jetojnë në Maqedoni çfarë mendojnë për punën time të deritanishme, 4-5-vjeçare si president. Sigurisht do të flasë me çdo subjekt politik. Do të ishte me rëndësi dhe nder nëse edhe këto dy subjekte që i përmendët (LSDM dhe BDI), më japin mbështetje pasi kjo do të thoshte që edhe sipas vlerësimit të tyre, mirë i kam ndjekur këto 5 vite”, tha Pendarovski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shumë ide për rrugën drejt integrimit

    Lajmi i rradhës

    Ballkani Perëndimor, temë në samitin ShBA-BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë