PENSIONISTËT NGA RAJONI I KUMANOVËS: DUAM SHËNDETËSI FALAS

    Shumica e pensionistëve në vend kanë një pension prej 16 deri 20 mijë denarë në muaj, mirëpo Qeveria vendosi për rritjen lineare të pensioneve. Mbi 300 mijë pesnionistë duke nisu nga shtatori do të kenë pension më të lartë.

    Nga VMRO-DPMNE thonë se rritja lineare e pensioneve do të zbatohet që në mandatin e parë të Qeverisë aktuale. Pensionet do të rriten me pesë mijë denarë, ndërsa kjo do të bëhet në dy faza.

    “Kryeministri Hristjan Mickoski dhe Qeveria, sollën vendim për rritje lineare të pensioneve për 5.000 denarë. Rritjen e parë prej 2.500 denarësh, pensionistët do ta marrin në shtatorë, kjo do të e përhershme dhe lineare. Rrija e dytë do të bëhet në mars të vitit të ardhshëm, e cila gjithashtu do të jetë e përhershme dhe lineare”, njoftuan nga VMRO-DPMNE.

    Ndërsa, Nazim Emini, kryetarë i kuvendit të pensionistëve për komunën e Kumanovës, Likovës dhe Nagoriçit deklaroi për gazetën Koha se pensionistët nuk kanë nevojë për “lëmoshën” e Mickoskit, por të jenë të liruar nga barnat dhe operacionet e kontrollet nëpër spitale shtetërore.

    “Mendoj se pensionistët meritojnë një jetë dinjitoze. Duhet shumë përmirësime për nevojat tona. Gjendja shëndetësore, ilaçet, operacionet, kushtojnë. Pensionistët nuk kanë nevojë për 2.500 apo 5.000 denarë më shumë, ne kemi nevojë të jemi të liruar nga harxhimet e barnave dhe operacioneve, sepse na lëshojnë ca para më shumë, por ato para mbulojnë vetëm harxhimet e ilaçeve që blejmë, e jo operacioneve që mund t’i nënshtrohemi”, tha Emini.

    I pyetur nga gazeta Koha se çfarë ju mungon më shumë pensionistëve në vend, ai i përgjigj se klubet e pensionistëve dhe aktivitetet e ndryshme do t’i bënin ata të ndiheshin shumë më mirë.

    “Vendet ku të kalojmë kohën e lirë, aktivitete më shumë. Gjatë lojrave dhe valleve të ndryshme do të ndiheshim më mirë dhe më të socializuar. Në vendet rurale nuk u kushtohet rëndësi këtyre aktiviteteve. Ndërsa, tani kemi edhe pensionist të rinj, mund të zhvillohen aktivitete sportive, kulturore, si për burra ashtu edhe për gra. Pavarësisht se në komunën e Kumanovës, janë bërë dia aktivitete si poetët e rinj, kori i grave pensioniste, festivale nderkombetare, mirëpo duhet kushtuar rëndësi edhe më shumë”, shtoi ai.

    Ndërkaq, ai si kryetarë i tre komunave, njëkohësisht edhe anëtarë i këshillit për shtëpitë e të moshuarve informoi se janë gjithsej 17 mijë pensionist dhe tha se shtëpia e të moshuarve është e nevojshme jo vetëm në qytetin e Kumanovës, por edhe në fshatra të ndryshme, sepse numri është i madh dhe të rinjtë po migrojnë çdo ditë e më shumë.

    “Kemi 17 mijë pensionist në komunën e Kumanovës, Likovës dhe Nagoriçit. Për këtë numër shtëpitë e të moshuarve janë shumë të nevojshme, jo vetëm në qytetin e Kumanovës, por edhe në këto komuna. Madje mendoj se shtëpi për të moshuarit duhet të ketë edhe nëpër fshatrat me numrin më të madh të pensionistëve, mirëpo të jenë shtetërore dhe jo private. Me këto pensione ne nuk kemi mundësi ti paguajm ato private. Rinia po largohen, e për ne, nuk ka zgjidhje pos shtëpitë e të moshuarve, aty do të ndiheshim më mirë dhe afër vendit ku lindëm” përfundoi Emini.

    Ndryshe, nga LSDM thanë se kur u formua Qeveria në vitin 2017, u trashëgua një deficit në sistemin pensional, ajo që shteti i jep fondit pensional përmes buxhetit qendror me 48 për qind. Në vitin 2024, ky deficit ulet në 32.5 për qind. Kjo flet për stabilitetin e Fondit, me një tendencë që ai deficit të shkojë shumë më poshtë. Me rritjen lineare prej pesë mijë denarë të paralajmëruar vlerësohet se deficiti për një vit do të rritet në 52 për qind.

    Lajmi Paraprak

    EURO 2024 | Miliona euro në bastoret e Maqedonisë së Veriut!

    Lajmi i rradhës

    Gruri në RMV, pak e me cilësi të dobët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë