PËR 10 VJET, GJYSMË MË PAK! / Migrimi po zbraz shollat e Dibrës

    Në Komunën e Dibrës, vazhdon migrimi masiv i të rinjve. Me migrimin po vazhdon edhe ulja drastike e nxënësve si në qytet – ashtu edhe në fshatra. Viteve të fundit në shkollat fillore komunale të Dibrës janë çregjistruar për çdo vit mesatarisht përafërsisht nga 50 nxënës. Për fat të keq, dukuria vazhdoi edhe në gjysëmvjetorin e pare të vitit shkollor 2025-2026.

    Në tre shkollat qendrore fillore të komunës, dy në qytet dhe një në fshat, drejtoritë informojnë se ka vazhduar çregjistrimi i nxënësve. Kjo situatë ka shkaktuar rënie të numrit të nxënësve, si dhe shqetësime tek drejtoritë e shkollave dhe normalisht – edhe tek pushteti vendor dhe mbarë popullata. Sipas drejtorisë së shkollës fillore komunale më të madhe në Dibër – “Penestia”, e cila ka edhe shkolla periferike në fshatin Xhepishtë dhe mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe maqedonase, në gjysëmvjetorin e parë të këtij viti shkollor janë çregjistruar 10 nxënës. Drejtori i shkollës, Ajet Mullarexha për gazetën Koha ka thane se çregjistrimi i nxënësve tanimë është bëri një dukuri shumë shqetësuese.

    “Në muajt e parë të vitit shkollor deri në pushimet dimërore, kemi patur kërkesa për çregjistrim të 10 nxënësve. Për fat të keq, dukuria vazhdon dhe s’ka të ndalur. Janë kërkesa të prindërve të cilët kanë migruar kryesisht në Itali, Gjermani, Austri, Belgjikë, Luksemburg dhe disa shtete të tjera të Bashkimit Evropian”, tregon drejtori Mullarexha.

    Sipas tij, mesatarisht për çdo vit kemi afro 20 çregjistrime. Edhe në shkollën fillore “Said Najdeni” në Dibër ku mësimi realizohet vetëm në gjuhën shqipe, çregjistrimet viteve të fundit janë bërë të përditshme. “Në gjysëmvjetorin e parë të këtij viti shkollor është çregjistruar një nxënës, por pritet të ketë edhe kërkesa të tjera nga prindërit. Kjo dukuri shqetësuese tanimë është prezentë çdo vit shkollor. Edhe këtu mesatarisht gjatë një viti ka afër 10 çregjistrime”, thotë drejtori Arsim Miftari.

    Ai sqaron se situata e çregjistrimit të fëmijëve dhe e daljes jashtë vendit nga prindërit paraqitet në të gjitha fazat e procesit arsimor – nga klasa e parë deri në vitin e katërt të arsimit të mesëm.

    Situatë e njëjtë është edhe në shkollën fillore “Riste Ristevski” në fshatin Kosovrasti i Poshtëm, shkollë e cila ka shkolla periferike në fshatrat Mogorçë dhe Kosovrasti i Epërm, dhe ku mësimi realizohet në gjuhën maqedonase.

    “Në gjysëmvjetorin e pare të vitit të rri shkollor janë çregjistruar tetë nxënës, kurse mesatarisht çdo vit çregjistrohen mesatarisht nga 20 nxënës”, tha drejtori Shanija Ajroski.

    Sipas tij, për një dekadë numri në këtë shkollë i nxënësve pothuajse është përgjysmuar. Çrregjistrimi i nxënësve dukshëm ka ulur edhe numrin e nxënësve në dy shkollat të qytetit. Situata në fjalë, ka shkaktuar probleme edhe në uljen drastike të nxënësve në tre shkollat fillore të Komunës Dibër. Paralelet janë me më pak nxënës për çka Këshilli i Komunës Dibër ka sjellë vendim për formimi të paraleleve edhe me më pak se 20 nxënës, që është me përputhje me ligjin, por edhe me rregulloret e Ministrisë, por nga ana tjetër – flet qartë se paralelet viteve të fundit kanë më pak nxënës edhe atë nga viti në vit do zbrazen më tej.

    Ndryshe, shifrat e viteve të fundit as që mund të krahasohen me ato të mëparshmet. Para dy dekadash numri i nxënësve të klasës së parë ishte mbi 400 ndërsa në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, para migrimit, numri i tyre ishte mbi 600 nxënës të klasës së parë. Dhe, në 2024, ky numër ra rreth 100.

    Lajmi Paraprak

    Si të mbroheni nga pesticidet te frutat dhe perimet

    Lajmi i rradhës

    MPB: assesi “kokë më vete”, konsultoni profesionistët për pushkaliqet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë