PËR 14 MUAJ, 486 LICENCA PËR CENTRALE! Energjia diellore, “eldorado” për investitorët

    Për gati një vjet e gjysmë , apo nga janari i vitit të kaluar deri në fund të majit të këtij viti janë lëshuar licenca për 486 centrale për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme me kapacitet total të instaluar prej 246.9 Megavat orë.

    Nga Komisioni Rregullator për Energji thonë se me kapacitetin e instaluar që është ndërtuar në këtë periudhë prej 17 muaj, mund të plotësohen nevojat e 96.700 amvisërive me konsum mesatar të energjisë elektrike nga 12 qytete të vendit – Ohër, Tetovë, Dibër, Strugë, Kratovë, Krushevë, Kriva Pallankë, Shën Nikollë, Resnjë, Dojran, Vinicë, dhe Negotinë. “Se vjen e më shumë kompani apo , fabrika në vend po prodhojnë vetë energjinë elektrike, duke ulur kështu në mënyrë të ndjeshme edhe faturat, pikërisht për shkak të investimeve në fotovoltaikë. Për pesë muaj nga fillimi i këtij viti, KRE ka lëshuar licenca për centrale me fuqi totale të instaluar prej 94.7 Megavat , përderisa për të gjithë vitin 2022, fuqia totale e instaluar e centraleve nga burimet e rinovueshme që prodhojnë energji elektrike, kryesisht nga Dielli, por edhe nga era, uji dhe biogazi arrin në 152,2 megavat orë “, thotë kryetari i Komisionit Rregullator Marko Bislimoski.

    Nga Oda e energjetikës pranë Odës ekonomike të Maqedonisë thonë se Strategjia për energjinë deri në vitin 2040 parashikon se investimi në burimet e rinovueshme duhet të jetë mirë i planifikuar dhe të jetë strategjik. Apo nënkuptojnë investime në centrale diellore, centrale me erë, biogaz, ujë etj.

    “Arsyeja është se një burim i rinovueshëm krijon një përqendrim të energjisë elektrike në të njëjtën periudhë kohore në të gjitha centralet. Prandaj duhet të ketë diversifikim apo shpërndarje , në mënyrë që të mos ketë mbivendosje të plotë të prodhimtarisë. Kur të fillojë rritja e prodhimit nga burimet e rinovueshme , si dhe shfaqja e sasive të mëdha të energjisë në sistem, shteti duhet të ketë një përgjigje të gatshme, e cila duhet të përgatitet që tani”, thotë kryetari I Odës së Energjetikës, Koço Angjushev.

    BATERI PËR MAGAZINIM

    Sipas Angjushevit, përgjigja është ndërtimi i Hidrocentralit Çebren , vendosja e sistemeve të baterive për ruajtjen e energjisë elektrike , si dhe qasja më inovative apo shndërrimi i energjisë tepërt në hidrogjen, që të ruhet si e tillë. Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimoski, thotë se ata që do të ndërtojnë centrale fotovoltaike dhe ata që tashmë i kanë ndërtuar ato do të duhet të vendosin bateri për ruajtjen e energjisë elektrike, kështu që do të mund ta shfrytëzojnë energjinë nga dielli gjatë natën . Ai njoftoi edhe risinë e përdorimit të baterive magazinuese gjatë ndërtimit të centraleve fotovoltaike.

    “Bateritë për ruajtjen e energjisë janë në fakt një mbindërtim apo përmirësim strategjik i investimit. Në një kohë kur tranzicioni energjetik mori vrull për shkak të krizës energjetike dhe ne e barazojmë interesin për investimet e rinovueshme në vend me El Dorado, bateritë do të rrisin vlerën në përdorim të këtyre centraleve dhe do të sigurojnë që të ketë energji elektrike në orët kur nuk ka diell. Bateritë do të jenë pjesë e investimeve jo vetëm për centralet e reja, por edhe për elektro-termocentralet e përhershme”, thekson Bislimovski. Për më tepër investime të tilla rrisin edhe pavarësinë energjetike të vendit.

    INVESTIME PRIVATE DHE TË SHTETIT

    Në korrik të vitit të kaluar, Elektro Ekonomia e Maqedonisë ka mbështetur trendin e investimeve në centralet e prodhimit të rrymës nga dielli, duke nënshkruar kontratë prej 25 milionë euro për financimin e kapacitetit prej 20 megavat në Manastir dhe 10 megavat në Osllome. Në rrjedhë e sipër janë edhe projekte të tjera në burime të rinovueshme të energjisë për prodhimin e energjisë elektrike. Ato synojnë të zëvendësojnë prodhimtarinë e rrymës nga qymyri, ndërsa energjia bazë do të sigurohet nga centralet me gaz dhe nga hidrocentrali i Çebrenit.

    Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë thonë se në vendin tonë nuk mund të prodhohet energji bazë nga dielli apo era që është thelbësore për stabilitetin e sistemit të energjisë elektrike. “Burimet e rinovueshme janë të mira dhe të dëshirueshme, por sistemi energjetik nuk mund të funksionojë ekskluzivisht me burime të tilla”, thonë nga ky institucion andaj , për të siguruar stabilitetin e sistemit elektroenergjetik , nevojitet të mbahen disa termocentrale që do të punonin me gaz.

    Në këtë drejtim qeveria ka vendosur në investojë edhe në terminalin në Aleksandroplis për gaz të lëngshëm si dhe në lidhjen tokësore apo interkonjeksionin me gaz në drejtim të Greqisë, që duhet të përfundohet në vitin 2025. Lidhje me gaz do të mundësohet edhe nga më shumë burime në Bullgari. Në Osllome parashikohet ndërtimi I 100 megavat të kapaciteteve nga dielli edhe kapital privat. Në Manastir do të ndërtohen gjithsej katër centrale fotovoltaike apo diellore prej 280 Megavat orë në vendin e minierave të vjetra. Gjithashtu do të ndërtohet një central me gaz kogjenerues prej 250-400 Megavat orë që do të zëvendësojë dy blloqe të termocentralit ekzistues me qymyr.

    Realizimi më i shpejtë i hidrocentralit Çebren po pret përfundimin e zgjedhjeve politike në Greqi dhe qeverinë e re greke, për shkak se bëhet fjalë për investim nga kompani shtetërore greke. Do të rriten edhe kapacitetet e prodhimtarisë së rrymës nga era në Bogdanci, ndërsa mbi 28 milion euro po investohen edhe revitalizimin e hidrocentraleve ekzistuese. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut nivelizon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës

    Lajmi i rradhës

    MAQEDONIA PO PLAKET! Shifra jo të këndshme demografike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë