Për dy dekada, Maqedonia e Veriut dhjetë vjet më e plakur

    Nëse një dekadë më parë mosha mesatare e popullsisë e rendiste Maqedoninë mes vendeve “të reja” të Evropës, trajektorja në rënie e klasifikon mes vendeve me profil demografik në plakje. Sipas një publikimi më të fundit të Zyrës evropiane të statistikave, Eurostat, mosha mesatare e popullsisë është 41.5 vjeç, që do të thotë se gjysma e popullsisë është më e vjetër se kufiri, ndërsa pjesa tjetër më e re. Kjo moshë mesatare po e afron Maqedoninë me mesataren e BE, ku sipas raportit të Eurostat mosha mesatare e popullsisë së BE-së arriti në 44.7 vjeç. Në të gjithë BE-në, varion nga 39.4 vjet në Irlandë në 48.7 vjet në Itali.

    “Mosha mesatare është rritur me 2.2 vjet që nga viti 2014, kur ishte 42.5 vjeç. Rritje u regjistruan në të gjitha vendet e BE-së, përveç Maltës (-0,7 vjet) dhe Gjermanisë (-0,1 vjet). Plakja e popullsisë ishte më e theksuar në Greqi, Itali, Portugali dhe Sllovaki, me mesataren në rritje me 4.0 vjet. Mosha mesatare në Qipro, Spanjë dhe Poloni është rritur me 3.8 vjet”, vëren Eurostat. Sipas Entit Shtetwror tw Statistikave treguesit demografikë në nivel qarku japin ndryshimet janë të dukshme në strukturën e moshës së popullsisë.

    “Pjesa më e madhe e popullsisë së re (0-14 vjeç) është në rajonin e Pollogut dhe Shkupit, ndërsa më e vogla në rajonin Lindor. Pjesëmarrja e popullsisë së vjetër (65+) është më e madhja në rajonin e Pollogut dhe Shkupit, dhe më e vogla në rajonin Lindor. Treguesit për moshën mesatare të popullsisë konfirmojnë këtë konstatim. Dallimet janë të dukshme edhe në numrin e lindjeve dhe vdekjeve. Në gjashtë rajone, si rezultat i strukturës së pafavorshme moshore dhe lindshmërisë së ulët, numri i vdekjeve tejkalon numrin e lindjeve”, konstatohet në publikimin e ESHS.

    Sa i takon Maqedonisë mosha mesatare ka pësuar rënie të vazhdueshme në vite. Nëse në fillim të këtij shekulli mosha mesatare ishte 32.3 vjet, pas dy dekadave mosha mesatare u rrit me dhjetë vjet. Largimi i pjesës më të re të popullsisë jashtë vendit po e rrit çdo vit e më shumë varësinë ndaj më të moshuarve.

    Sipas Eurostat, më 1 janar 2024, raporti i varësisë së të moshuarve në BE arriti në 33.9 për qind , Kjo do të thotë se për çdo person mbi 65 vjeç, kishte pak mbi 3 persona në moshë pune. Ndërsa në Maqedoni shkoi në 27 për qind. Ndër vendet e BE-së, ky raport varionte nga minimumi prej 21.7 për qind në Luksemburg dhe 23.6 për qind në Irlandë -ku për çdo person mbi 65 vjeç kishte pothuajse 5 persona në moshë pune – deri tek maksimumi prej 38.4 për qind në Itali, 38.2 për qind në Bullgari dhe 38.2 për qind në Portugali, ku për çdo person mbi 65 vjeç, ishin më pak se 3 persona në moshë pune.

    Ndër vite, ndërmjet 2023 dhe 2024, raporti i varësisë së moshuarve në BE u rrit me 0.5 pikë përqindjeje, duke kaluar nga 33.4 për qind në 2023 në 33.9 për qind në 2024. Ky trend rritës u shfaq në 25 vende të BE-së, ndërsa në Maltë raporti u ul, dhe në Finlandë mbeti konstant. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Katër ditë pune në RMV, peng i produktivitetit

    Lajmi i rradhës

    Tuneli i Murrizit, rruga që gjallëron Dibrën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë