PËR SIVJET ASGJË, KORRIDORI 8 N’MOT!

    Duket se Korridori 8 dhe 10D nuk do të nis punët këtë vit. Premtimet e para se, në prill, pastaj në gusht, nuk do të realizohen. Është ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski ai që dje, ka informuar se akoma nuk ka përfunduar përzgjedhja e mbikëqyrësit dhe konsulentit për autostradat e Korridorit 8 dhe 10D.

    Tenderi për konsulentin dhe mbikëqyrësin e zgjedhur muaj më parë, tashmë është anuluar, ndërsa sqarimi i ndërmarrjes “Rrugët Shtetërore” ishte se kompania kroate që kishte fituar tenderin, nuk kishte dorëzuar garanci bankare.

    “Pas përfundimit të procedurës së re për zgjedhjen e mbikëqyrjes dhe konsulentit për autostradat, të cilat do t’i ndërtojë konsorciumi ‘Bektel dhe Enka’, punët përgatitore pritet të përfundojnë deri në fund të vitit, ndërsa pas projektimit dhe shpronësimit – gjatë vitit të ardhshëm të ketë punë në teren”, tha dje ministri Boçvarski, ndërsa shtoi se edhe ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar, bashkë me disa seksione të tjera të autostradave – është në prioritetet e Qeverisë përmes Ligjit të miratuar me investitorin strategjik “Bektel dhe Enka”. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Sulmi kibernetik zbulon bisedimet sekrete mes Shqipërisë e Britanisë për emigrantët

    Lajmi i rradhës

    TOKA E BRAKTISUR DO JEPET ME QIRA! Edhe ato private do punohen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë