Për vendet në proces anëtarësimi BE-ja miraton ndihmën 14.2 miliardë euro

    Këshilli i Bashkimit Europian ka miratuar të martën një ndihmë financiare 14.2 miliardë euro për periudhën 2021-2027 për vendet e Ballkanit Perëndimor, Islandën dhe Turqinë.

    Kjo mbështetje i jepet vendeve që të kryejnë reforma me qëllim anëtarësimin në Bashkimin Europian.

    Përfituesit përgjatë periudhës 7-vjeçare janë Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Islanda, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia.

    Shpërndarja e fondeve nuk është përcaktuar por do të varet nga performanca e vendeve në ndërmarrjen e reformave por edhe duke marrë parasysh nevojat dhe kapacitetet e tyre.

    Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përpjekjeve të bëra në fushën e sundimit të ligjit, të drejtat themelore, institucionet demokratike, reforma e administratës publike, si dhe zhvillimi ekonomik dhe konkurrenca.

    Në rast se një vend shfaq regres në ndërmarrjen e refomave fondet drejt tij mund të zvogëlohen dhe ridrejtohen në një vend tjetër.

    Ky financim nga BE vjen në instrumentin për ndihmën e para-anëtarësimit (IPA III). Këshilli miratoi qëndrimin e tij në Mars 2019 dhe Presidenca e Këshillit të BE dhe Parlamenti arritën një marrëveshje politike më 2 qershor 2021.

    Pas mbështetjes së sotme zyrtare nga Këshilli, Parlamenti Evropian gjithashtu do të duhet të përfundojë procesin e konfirmimit. Miratimi i tij pritet në shtator.

    Lajmi Paraprak

    Pse qytetërimi amerikan do të vazhdojë ta dominojë botën

    Lajmi i rradhës

    Kur blini bileta për udhëtime me aeroplan, shmangni këto dy gabime kritike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë