“PERANDORIA GRUBI” | VMRO-DPMNE: Artan Grubi falë ndikimit politik ka hapur biznese me vlera milionëshe

    VMRO-DPMNE-ja ka vazhduar akuzat ndaj zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi duke pretenduar në dyshime për hapjen e bizneseve familjare me vlera milionëshe falë shfrytëzimit të ndikimit politik. Sot deputeti Mile Lefkov akuzoi vëllain e Grubit për blerjen e hapësirës afariste rreth gjysmë milioni euro, duke ngritur dyshimet nëse për blerjen e objektit në rrugë e njohur “Maqedonia” Grubi ka shfrytëzuar autoritetin e tij politik.

    “Derisa Artan Grubi është zëvendëskryeministër, perandoria Grubi zgjerohet dhe sjell miliona. Prapa meje gjendet investimi më i ri i familjes Grubi. Hapësirë e madhe afariste e blerës nga vëllai i Artan Grubit gjatë kohës sa ky është zëvendëskryeministër. Kjo hapësirë afariste ka 127 metra katror dhe sipas të dhënave të kadastrës është në pronësi të vëllait të Artanit, Veton Grubi. Çmimi i metrit katror në këtë zonë lëvizë nga 3 mijë deri në 4 mijë euro, që do të thotë vlera e objektit arrijnë deri në 500 mijë euro”, tha Mile Lefkov, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

    Ka reaguar kompania e cila ishte objekt i akuzave tashmë disa ditë. Sipas tyre, objekti në rrugën “Maqedonia” është blerë me kredi të siguruar gati katër muaj më parë.

    “Me marrëveshje blerjeje dhe kredi të dhënë nga Halkbanka më 11.11.2022, me hipotekë të plotë të hapësirës afariste, e cila do të paguhet me këste mujore brenda 20 viteve, u sigurua objekti afarist për nevojat tona në përputhje me të gjitha procedurat ligjore”, thonë nga ETC Travel.

    Akuzat kundër Grubit dhe kompanisë së drejtuar nga vëllai i tij filluan pak ditë më parë, mbi pretendimet e opozitës se ish i punësuari në agjencinë turistike, Ermir Imami banues në Dibër ka themeluar një kompani e cila bën matjen dhe vlerësimin e pistoletave të distributorit të derivateve të naftës nëpër pikat e karburanteve. Sipas tyre, akreditimi i kompanisë “Metrolab” është bërë nga drejtoresha e Byrosë së Metrologjisë, Merita Mustafai ndaj të cilës VMRO-DPMNE-ja drejtoi akuza se për këtë shërbim është pasuruar me një vilë në Kodrën e Diellit në Tetovë.

    Lajmi Paraprak

    Prokuroria Publike ka hapur rast ndaj gazetarit Llatas për intervistën e dhënë në Youtube

    Lajmi i rradhës

    “Bujar Osmani ka keqpërdorur automjetin zyrtar” – ky gjest kalon vetëm me një vërejtje nga Qeveria

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë