Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell nesër vjen në Shkup

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian Josep Borrell do të vizitojë nesër Maqedoninë e Veriut. Ai do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes, Bujar Osmani dhe Sllavjanka Petrovska.

    Vizita do të riafirmojë angazhimin dhe mbështetjen e BE-së për rajonin, gjithashtu duke pasur parasysh luftën ruse kundër Ukrainës dhe ndikimin e saj në sigurinë e Evropës në tërësi.

    Përfaqësuesi i Lartë do të mbajë një konferencë për media me kryeministrin Kovaçevski në orën 12:00, e cila do të transmetohet në EbS.  Përfaqësuesi i Lartë do të marrë pjesë gjithashtu në një ngjarje ku përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave rinore do të prezantojnë punën e tyre mbi kontributin e Ballkanit Perëndimor në Konferencën për Ardhmërinë e Evropës. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në linkun në vazhdim.

    Nga Shkupi, përfaqësuesi i lartë i BE-së do të udhëtojë në Tiranë dhe prej andej në Sarajevë në fund të javës së ardhshme.

    Lajmi Paraprak

    Trajtimi natyral me qumësht blete për fytyrë

    Lajmi i rradhës

    Prirje pro-ruse në Greqi pavarësisht luftës në Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë