Përgjysmohet numri i nxënësve në komunat shqiptare

    Numri i nxënësve në vend gjatë dy dekadave të fundit është përgjysmuar në pesë komuna Gostivar, Strugë, Kërçovë, Tearcë dhe Vrapçisht. Ndër të tjerat, të dhënat e Institutit Arben Xhaferi tregojnë se krahasuar me vitin shkollor 2001/2002, në vitin shkollor 2021/22 mësimin e ndjekin 58.091 nxënës më pak, apo një rënie prej 23,74%. Në vitin 2001/2002, 244.740 nxënës ndiqnin  mësimin fillor dhe ciklin e parë të atij të mesëm, krahasuar me 186.649 në vitin 2021/2022. Të gjitha komunat tjera me shumicë shqiptare kanë rënie më të madhe se përqindja në nivel shteti.

    “Bërvenica (-31,02%), Likova (-32,45%), Zhelina (-35,18%), Jegunoci (-38,23%) dhe Dibra (-39,13%). Në pesë komuna me shumicë shqiptare, rënia e numrit të nxënësve ka arritur proporcione të jashtëzakonshme me një numër të nxënësve gati të përgjysmuar brenda dy dekadave të fundit: Struga (-42,17%), Tearca (-45,68%), Kërçova (-46,97%), Vrapçishti (-47,21%) dhe në fund, Gostivari (-47,44%)”, thonë nga Instituti “Arbën Xhaferi”, Të dhënat për numrin e nxënësve.

    Për profesorin Avzi Mustafa, ky trend i uljes së numrit të nxënësve ka ardhur nga disa faktorë negativ që kanë ndikuar edhe në uljen e cilësisë së arsimit, një ndër të cilët është punësimi i kuadrit përmes ndikimeve partiake si dhe mungesa e një strategjie për të parandaluar ikjen jashtë vendit të qytetarëve.

    “Kemi edhe punësime të arsimtarëve nëpër shkolla nëpërmjet partive politike që ndoshta nuk plotësojnë kushtet për të qenë arsimtarë. Në këtë mënyrë cilësia e tyre është e dobët nga vet arsimtari, dhe një arsimtarë I dobët nuk ka sit ë nxjerrë nxënës të mirë. E dyta, ata të cilët meritojnë të punësohen nuk gjejnë punë këtu dhe janë të detyruar të largohen për të siguruar kafshatën e bukës, kurse nga ana tjetër këtu mbushet me surrogate të cilët nuk meritojnë aspak që të marrin ndonjë punësim. Më brengos  se në nuk kemi si shtet asnjë strategji për ndalimin e kësaj të keqeje që i kanoset edhe Maqedonisë. Po shtiren se po ndërtojnë shkolla, por çfarë vlere ka shkolla kur nuk ka nxënës”, u shpreh Avzi Mustafa- professor.

    Nëntë komunat ku ka pasur rritje të numrit të nxënësve janë që të gjitha pjesë e qytetit të Shkupit apo periferi e kryeqytetit: Aerodromi, Buteli, Studeniçani,Çairi, Shutka, Haraçina, Petroveci dhe Ilindeni. Vlen të theksohet se Aerodromi ka rritje prej 966% të numrit të nxënësve nga viti 2001/2002, në  vitin 2021/2022. Buteli ka rritje prej 334,09%. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Siguria në komunikacion, në 5 vitet e fundit janë vjetërsuar mbi 3510 lëndë

    Lajmi i rradhës

    TRANSPORTI PUBLIK FALAS | A do të hiqet diskriminimi ndaj studentëve të universiteteve private

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë