Përjashtoi nga puna arsimtaren me shami, Remzie Lezin – drejtori i shkollës në Suharekë dënohet me një vit burgim me kusht

    Liman Bytyqi, drejtori i shkollës “Flamuri i Arbrit” në Suharekë i cili përjashtoi arsimtaren me shami, Remzie Lezin është dënuar me një vit burgim me kusht, ka thënë për RTI-në, avokati i arsimtares Muhamet Mujaj.

    “Puna gati dy vjeçare e solli një rezultat i cili do të jetë shembull se në shoqëri nuk mund të diskriminosh e as tu shkelesh të drejtat qytetarëve në asnjë bazë, aq me pak në baza fetare.

    Gjykata Themelore në Prizren Dega në Suharekë dënoi me burgim ish drejtorin e shkollës “Flamuri i Arbërit” Liman Bytyçi për shkak të veprës penale SHKELJA E STATUSIT TË BARABARTË TË SHTETASVE DHE BANORËVE TË REPUBLIKËS SË KOSVOVËS nga neni 192 par.2 të KPK-së.

    Mësimdhënes Remzije Lezi e cila ka qenë e diskriminuar i urojmë suksese në punë dhe e përgëzoj për qëndrimin parimor dhe profesional në sfiden e saj” ka shkruar në facebook, Muhamet Mujaj, avokati i arsimtares, Remzije Lezi. /RTI/

    Lajmi Paraprak

    Fqinjë

    Lajmi i rradhës

    Azeski: Maqedonia e Veriut nuk ka buxhet zhvillimor që nga viti 1992

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë