U përgatitën propozim ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mirëqenien e qenve me çka po parashihet që të vendoset sistem për kontroll të shumimit të qenve përmes regjistrimit dhe evidentimit të personave që ruajnë qenë në shtëpi. Me këtë masë po pritet që ata pronarë që nuk duan të kujdesen më për qenin e tyre (nuk duan të regjistrohen si pronarë të një qeni), ta kastrojnë, tha drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari Nikollçe Babovski në intervistë për AIM, përcjell Nistori.
“Për zgjidhjen e problemit me qentë endacak mungon evidenca e pronarëve të qenve. Në këtë drejtim tashmë janë përgatitur propozim ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mirëqenien e qenve me të cilat parashihet vendosje e sistemit për kontroll të shumimit të qenve, pikërisht përmes evidentimit të tillë të pronarëve të qenve. Me këtë masë pritet që ata pronarë që nuk duan më të kujdesen për qenin e tyre për riprodhim (nuk duan të regjistrohen si pronarë të qenve), ta kastrojnë”, tha Nikollçe Babovski, drejtor i AUV-së.