Personat me aftësi ndryshe në frontin e mbrojtjes së ambientit

    Qendra për këshillimin e fëmijëve dhe adoleshentëve Support në kuadër të projektit Eko-ndërgjegjija, të finansuar nga Ministria e Mjedisit dhe planifikimit hapësinor të RMV-së në bashkëpunim me Organizatën Joqeveritare Active Life Tetovo, ditë më parë në hapësirat e sallës së sportit të shkollës së mesme Gjoce Stojceski, kanë organizuar punëtori rekreative zbavitëse për rritjen e ndërgjegjësimit për ruajtjen e ambientit jetësor dhe mos hudhjen e mbeturinave në vende jo të përshtatshme, përcjell Nistori.

    Punëtoria kishte karakterin edukativ ku ndër të tjerash personat me nevoja të veçanta mësuan se si të ragojnë edhe të mbrohen në raste të katastrofave natyrore, si zjaret, përmbytjet e ujit. Pjesëmarrësit u treguan shumë të interesuar për këtë çështje dhe propozuan që të angazhohen në aksione të mëtejme pastrimi.

    Ky është aktiviteti i radhës i punëtorive ndërgjegjësuese të shoqatës Support, ku më herët kanë organizuar edhe një aksion tjetër pastrimi reth lumit shkumbin me të rinjtë, njëashtu edhe punëtroi edukative me fëmijët e klasave 3.4.5.

    Duke fuqizuar fëmijët me nevoja të veçanta për t’u bërë ambasadorë të ruajtjes së mjedisit, kjo nismë jo vetëm që nxit një kulturë të qëndrueshmërisë, por gjithashtu përkrah gjithëpërfshirjen dhe fuqizimin brenda shoqërisë sonë. Fëmijëve në fund ju u nda certifikata vlerësimi për pjesëmarrjen aktive të tyre.

    Bartësi i projektit prof. Lulzim Murtezani, tha që nuk duhet të përjashtohet asnjë kategori kur është në pyetje natyra jonë e përbashkët, edhe që kemi marrë shumë energji pozitive nga përkushtimi i këtyre fëmijëve për mbrojtje të ambientit.

    Lajmi Paraprak

    Lagështia dhe myku – Si të mposhtni armiqtë e shtëpisë

    Lajmi i rradhës

    Rastet shëndetësore kur nuk duhet të hani spinaq

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë