Petreski: Ulja e mundshme e normave të interesit varet nga inflacioni

    Ulja e mundshme e normave të interesit varet nga zhvillimi rrjedhës i ngjarjeve në nivel global, ndërsa në terren vendor nga sjellja e inflacionit varësisht nga burimet vendore, thotë në deklaratë për AIM profesori universitar, Marjan Petreski.

    Petreki thotë se nuk mund të saktësojë se kur saktësisht do të ndodhte kjo, por sipas informatave në momentin e dhënë, parashikimet janë se në periudhën e ardhhsme nuk pritet rritje e mëtutjeshme e normave të interesit. Banka qendrore evropiane disa herë deri më tnai i ka rritur normat e interesit, ndërsa këtë e bëri edje Banka popullore dissa herë me qëllim që ta ndalë inflacionin, ta mabjë tabile valutën nacionale dhe të mos lejojë recesion në ekonominë e vendit.

    Lidhur me normat penale të interesit të cilat u rritën me çka jeta “në minus” në njëfarë mënyre u bë luks, Petreski sqaroi se kjo është caktuar në Ligjin për raporte obligative ku është cekur se në fillim të çdo gjysmëvjetori ajo caktohet si normë themelore interesi plus 8 pikë procentuale për popullatën dhe 10 pikë procentuale për ndërmarrjet. Te borxhet e vonuara të shprehura në valutë të huaj, ndërkaq, këto përqindje i shtpohen Euriborit që është një prej normave të interesit të Bankës Qendrore Evropiane.

    Logjika e njejtë është edhe te kreditë, normat e interesit të të cilave janë të lidhura me normën themelore të interesit të Bankëss popullore apo Euriborit. ipa vendimeve afariste të bankave komerciale dhe kuhsteve të prnauara kontraktuese nga kredi-shfrytëzuesi, norma që ai e paguan do të varet në mënyrë indirekte na norma themelore e interesit me të cilën kredia është e lidhur.

    Banka qendrore evropiane paralajmëroi ulje të mundshme të normave të interesit pasi të prej korrikut të vitit 2022 deri në tetor të vitit 2023 i rriti normat e interesit për ta parandaluar inflacionin në eurozonë.

    Edhe Banka popullore në vitin 2022 dhe në vitin 202314 herë e rriti normën themelore të interesit me qëllim që t’ia ndalë hovin inflacionit të shkaktuar nga rritja e çmimeve dhe të mos lejojë që ekonomia të futet në stagnim dhe recesion.

    Sipas Petreskit, tani kemi situatë stabile, por rreziqet ende ekzistojnë duke i pasur parasysh ngjarjet aktuale në nivel global, posaçërisht situatën më të re në Detin e Kuq, e cila, siç thekson, mund ta shtrenjtojë transportin e disa mallrave.

    Lajmi Paraprak

    Shqiptarët vijojnë të kryesojnë në Ballkan për kërkesat për azil në BE

    Lajmi i rradhës

    KShZ: Në RMV këtë herë do të ketë më pak votues sesa në zgjedhjet e fundit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë