“PISA” | Suksesi i nxënësve në RMV është nën mesataren е Ballkanit Perëndimor, vendeve të Bashkimit Europian

    Nxënësit e vendit tonë, kanë dalë me rezultate alarmante sa i përket njohurive të tyre të ulëta në testimet e bëra nga sondazhi më i madh ndërkombëtar arsimor në botë “PISA”. Këtë gjë e bëri të ditur vetë Ministri i arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri, në seancën e 14-të të mbajtur nga Komisioni për arsim, shkencë dhe sport.

    “Matjet e njohurive ndërkombëtare kanë treguar se suksesi i nxënësve tanë është nën mesataren е Ballkanin Perëndimor, vendeve të Bashkimit Evropian dhe OBSE. Shumica e nxënësve nën moshën nëntëmbëdhjetë vjeçare nuk e arrijnë nivelin bazë sipas testeve të fundit të kryera nga PISA.”- deklaroi Jeton Shaqiri – Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

    Reaguan nga opozita. Deputeti i ASh-së Halil Snopçe tha se  i gjithë problemi është si pasojë e investimeve të gabuara për shkak të ndikimit politik.

    “Problemi në cilësinë e arsimit në të gjitha nivelet nuk është aq shumë nga mungesa e investimit të shumave absolute sepse e di që ministria ka probleme, si edhe ajo e kaluara. Kemi disa tentime dhe pëpjekje, por mendoj se e gjitha është pasojë e invesitmeve të gabura për shkak të ndikimit politik dhe kuptohet këtu më duhet ta theksoj ndoshta edhe termin korruptiv”- pohoi Halil Snopçe – Aleanca për Shqiptarët.

    PISA është sondazhi më i madh ndërkombëtar arsimor në botë që përfshin nxënësve 15-vjeçarë. Është zbatuar që nga viti 2000 nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe përfshin më shumë se 85 vende pjesëmarrëse. Ky test mat aplikimin e njohurive shkencore, njohurive matematikore, aftësitë e shkrim-leximit të nxënësve dhe në vitin 2022 për herë të parë do të matet edhe të menduarit krijues të nxënësve. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Gjimnazi “Sami Frashëri” kërkon nga MASh zgjidhje për plotësim të kushteve elementare për mësim

    Lajmi i rradhës

    Rama dëshiron të na vëllazërojë me serbët, e të na armiqësojë mes veti!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë