Plagosja s’e ndal ëndrrën e afganes për të studiuar (Video)

    Një muaj pasi humbi njërin sy nga një sulm vetëvrasës me bombë në shkollën e saj, një nxënëse nga komuniteti hazara ka përfunduar mes kandidatëve më të mirë në provimet e vështira pranuese universitare në Afganistan.

    Rezultatet e publikuara gjatë fundjavës treguan se Fatima Amiri ka arritur 313 pikë nga gjithsej 360 të mundshme në “Kankor”, një konkurs i fortë, të cilit i janë nënshtruar mbi 100.000 nxënës këtë vit për të fituar një vend të lakmuar në universitet. Ata që arrijnë mbi 300 pikë hyjnë në kategorinë më të lartë. Në vijim mund ta shikoni reportazhin e përgatitur nga REL.

    Lajmi Paraprak

    Vuçiq nderon policët që refuzuan urdhrat e Qeverisë së Kosovës

    Lajmi i rradhës

    Kupë e Botës do të jetë “e varfër” | 10 yjet që do të mungojnë shkaku i lëndimeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë