Rreth 700 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut jetojnë jashtë. Arsye e largimit: Kërkimi i punës, korrupsioni dhe mungesa e perspektivës, përcjell Nistori.
Në stacionin e autobusit në Shkup, ëndrrat kthehen në realitet. Shpesh të lidhura me ndarje të dhimbshme. Burrat shkojnë, familjet qëndrojnë.
“Po shkoj të punoj. Po largohem nga ky vend hajdutësh. Nuk ka as bukë më për ne. Nuk ka punë, nuk ka bukë, nuk ka jetë, nuk ka asgjë”, shprehet një qytetar i RMV për DW.
Në nivel botëror, Maqedonia e Veriut është një nga vendet me nivelin më të lartë të emigracionit. /Nistori/
