Polemikë e ashpër ndërmjet BDI-së dhe ASh-së rreth ndryshimeve kushtetuese

    Debati rreth ndryshimeve kushtetuese në Alsat ka shkaktuar polemika të ashpra ndërmjet Faton Ahmetit nga BDI dhe Arben Fetahit nga ASh. Ahmeti gjatë debatit theksoi se ndryshimet kushtetuese duhet të shqyrtohen me seriozitet dhe konsensus mes të gjitha subjektet politike.

    “Të gjitha ndryshimet që do të shpinin në një moment të ri, janë momente të cilat duhet të shqyrtohen me më seriozitet duke pas konsensusin mes të gjitha forcave politike në vend. Mirëpo unë kam një pyetje për zotin Fetai. Si planifikoni të bëni një avancim të kësaj natyre kur tentuat në fund të viti të kaluar që ta rrëzoni qeverinë me Apasievin i cili si parti politike e ka qëllimin kryesor shfuqizimin e tërësishëm të Marrëveshjes së Ohrit?”, tha Ahmeti.

    E menjëhershme ishte përgjigja e Fetait, duke theksuar se Apasievi është i BDI-së.

    “Apasievi është i juaj. Ju keni votuar bashkë me Apasievin, me Mickoskin me Zaevin, për ndërprerje të regjistrimit. Shohim në baza ditore se si Apasievi ua bën shumicën, kuorumin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe veç ju e keni kaluar hapin e koalicionit me Apasievin”, tha Fetai.

    Fetahi: Jemi pro ndryshimeve kushtetuese, vazhdimisht kemi kërkuar heqjen e 20 përqindëshit

    Arben Fetai nga Aleanca deklaroi se subjekti i tij politik në vazhdimësi ka kërkuar heqjen e 20 përqindëshit, megjithatë sipas tij, kreu i VMRO-DPMNE-së, deklaratën e ka dhënë kokë më vete, pa mos u dakorduar me subjektet tjera politike. Fetai madje tha se është e domosdoshme që të bëhet zyrtarizmi i plotë i gjuhës shqipe edhe me kushtetutë.

    “Deklarata e kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski nuk ka qenë e koordinuar me forcat tjera politike, ai ka dal me këtë propozim kokë më vete, pa koordinim paraprak dhe më duket jo krejt pa qëllimshëm përzihen koncepte politike dhe çështje që realisht nuk duhet të futen në një pako. Ne vazhdimisht e kemi thënë që Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut duhet të hapet, duhet të miratohet një kushtetutë e re, më moderne e cila është në përputhje me vullnetin e bashkësive që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, në përputhje me realitetet socio-ekonomike që i kemi tani pas regjistrimit të ri, dhe në përgjithësi sipas platformës sonë politike ne kërkojmë që kushtetuta e re të definoj shtetin si shtet i barabart i dy bashkësive më të mëdha që jetojnë në këtë vend”.

    Ahmeti: Nuk është ngritur iniciativë për ndryshime kushtetuese

    “Deri në këtë moment nuk është ngritur ndonjë iniciativë e tillë, mirëpo ne si subjekt politik jemi të vetëdijshëm dhe jemi promotor të asaj që në momentin e parë që do të hapet kushtetuta për ndryshime të caktuara edhe kjo pjesë do të përfshihet në atë moment”, Faton Ahmeti, BDI. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Simptomat e menopauzës, çfarë duhet të bëni

    Lajmi i rradhës

    Si të zgjasni jetën e frutave dhe perimeve në shtëpi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë