Policët në RMV kërkojnë rritje të pagave

    Sindikata e Policisë kërkon rritje të pagave. Sipas Sindikatës paga bazë prej rreth 16 mijë denarësh nuk është e mjaftueshme për punonjësit policor dhe kërkojnë që nga ky muaj të ketë rritje për 15% për të gjithë të punësuarit e MPB-së. Nëse nuk plotësohet kërkesa, Sindikata e policisë nuk përjashton protestat.

    “Shuma e pagës bazë të një polici aktualisht është 16.332 denarë. Për ta bërë më të qartë për publikun, kjo është paga bazë për një punonjës policie. Sot si Sindikatë po i dërgojmë publikisht një kërkesë ministrit që nga muaji janar 2024 që për të gjithë punonjësit në MPB të rriten pagat me 15%. – Rritja e pagave me 15% duke filluar nga janari 2024 duhet të jetë nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të cilën ne besojmë se Ministria e Punëve të Brendshme është në gjendje të rrisë pagat nga buxheti i saj, domethënë ka para për paga më të larta në këtë moment”, deklaroi Orce Kocevski – kryetar i Sindikatës së Policisë së RMV-së. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gashi: Ahmeti në panik se ka humbur përkrahjen nga Kosova, por ilaç për frikën nuk ka

    Lajmi i rradhës

    “Vjet ishte keq, këtë vit pritet edhe më keq” / Mungojnë punëtorë në fushën e turizmit në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë