Policia e Tetovës godet hajnat – dy të arrestuar në operacionin e fundit!

    Vetura e policisë, Tetovë / Fotografia: Nistori

    Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, për momentin është duke zhvilluar kontroll në tre lokacione në Tetovë e rrethinë, ku janë kapur një numër i madh i gjësendeve të vjedhura brenda muajve. Fjala është për aparatura të ndryshme teknik të bardhë e orendi. Dy hajnat, përgjatë disa muajve i kanë vjedhur nëpër objekte të ndryshme banimi në Tetovë, por edhe nëpër dyqane.

    Sipas të dhënave të Alsat, aksioni kontrollues i policisë nëpër disa objekte ky është dyshuar se mbahen aparaturat dhe gjësendet tjera që janë vjedhura në të kaluarën, ka ardhur pas arrestimit të dy hajnave, njëri nga Tetova, konkretisht nga lagja Drenoc dhe tjetri nga fshati Uzurmisht.

    Dy personat vjedhjet i kanë kryer gjatë muajve të kaluar por kanë qenë në bashkëpunim me njëri tjetrin në kryerjen e vjedhjeve. Nga informatat merret vesh se aksioni do të vazhdojë edhe më tej, për të kontrolluar edhe disa vende të tjera, ku dyshohet se kanë fshehur teknikën e bardhe dhe aparaturat tjera të vjedhura nga hajnat e që janë deponuar për shitje. 

    Lajmi Paraprak

    Liria e fjalës nën sulm — ShGM dënon fushatën e njollosjes dhe kërcënimet ndaj gazetarëve

    Lajmi i rradhës

    Me ndryshimet në KP, asnjë zyrtar në RMV nuk do të përballet me dënim më të lartë se 5 vjet burg

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë