Policia gjyqësore në grevë, kërkojnë paga më të larta

    Policia gjyqësore doli në protesta. Ata janë të revoltuar, sepse me ndryshimet në Ligjin për Shërbimin Gjyqësor, Qeveria nuk i ka përfshirë në pjesën e rritjes së pagës bazë. Policia Gjyqësore marshoi para TVM-së drejt Ministrisë së Drejtësisë, ku patën takim me ministrin, Nikola Tupançevki. Ai i siguroi se deri në fund të javës do të bisedojë me Ministrinë e Financave për të plotësuar kërkesën e policisë gjyqësore, për rritjen e pagës bazë me 15%. Në të gjithë vendin janë rreth 180 policë gjyqësor.

    “Momentalisht paga bazë e këtyre personave këtu është rreth 17 800 denarë. Tani po rritet, për policin gjyqësor 7 pikë, dhe është rreth 200-300 denarë, do të arrijmë në 18 100 – 200… Diku 24 – 25 000 denarë me të gjitha shtesat kur do të ishte mirë. Këto janë të ardhura aktuale? Po, këto janë të ardhurat aktuale me të gjitha shtesat”, tha Vlladimir Litovski, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Policisë Gjyqësore. 

    Lajmi Paraprak

    Macron humb shumicën në Parlamentin francez

    Lajmi i rradhës

    A po punoni për interesa të Serbisë? Si përgjigjet Rama krah Kurtit në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë