Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-avokatit të shtetit, Agron Reçi

    Policia ka ngritur kallëzim penal kundër ish Avokatit të Shtetit, Agron Reçi. Kallëzimi i referohet dyshimeve se ai derisa ka përfaqësuar zyrën shtetërore të mbrojtjes juridike në Ohër, në të njëjtën kohë ka punuar edhe si avokat edhe pse aktivitetin e tij në cilësinë e mbrojtësit ligjor e kishte deklaruar të pezulluar. Reçi dyshohet për veprën penale “keqpërfaqësim” apo prezantim i rrejshëm.

    “I dyshuari nga data 10.11.2020 kur ishte zgjedhur avokat i shtetit për rajonin e Ohrit detyrën e tij si përfaqësues dhe mbrojtës ligjor e ka pezulluar. Pavarësisht kësaj, ai në tre raste të udhëhequra në Gjykatën Penale të Ohrit është paraqitur si avokat i palëve, duke e fshehur faktin se angazhimin e tij si përfaqësues ligjor e ka pezulluar. Me këtë veprim ai ka përfituar në kundërshtim me ligjin”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

    Reçi më 10 nëntor 2020 me vendim të Qeverisë ishte emëruar Avokati i Shtetit për rajonin e Ohrit, ndërsa nga 18 prilli 2023 është emëruar Avokati i Shtetit. Me ndryshimin e Qeverisë , Reçi në gusht të këtij viti dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e tij. Gjatë mandatit të tij si Avokat i Shtetit, Reçi disa herë kishte akuzuar Qeverinë për mos respektim dhe zbatim të kërkesave të tij, posaçërisht në propozimet për shkarkimin e avokatëve në disa rajone përfshi edhe atë të Shkupit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Tollovia në Merdare u kushton bizneseve

    Lajmi i rradhës

    Vullnetarizmi duhet të njihet ligjërisht si përvojë pune gjatë punësimit në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë