Pollogu në krizë: çdo ditë e më pak bujq — ulet vlera e tokës bujqësore

    “Deri para dhjetë apo 15 vitesh këto toka bujqësore në Pollog ishin rreth tetëdhjetë për qind të mbjella, ndërkohë që tani, tridhjetë e mezi dyzet për qind e tyre rezultojnë të mbjella, të tjerat kanë mbetur në mëshirë të kohës. Bujqit ankohen se bujqësia më nuk ka leverdi, sepse shteti ka heq dorë prej saj”, raporton Alsat.

    Bekim Reshiti nga Reçica e Tetovës thotë se rritja e çmimeve të plehrave dhe ndihma nga Qeveria e cila më shumë i ngjan ndihmës sociale sesa ndihmës reale, bën që dita ditës bujqit të pakohen dhe të ikin nga bujqësia.

    Edhe ai sikurse shumica e bujqve mendon ta këtë kulturë që në fakt është burim i ekzistencës së tij.

    “Reçica e madhe dhe e vogla 90 për qind jemi marrë me bujqësi nuk kanë mbet tashmë as 20 për qind. Edhe ne që kemi mbetur e shtyjmë me zor por shpejtë do e lejmë edhe ne shkaku se të tregova, shumë para jepen në pranverë, e në vjeshtë vetëm sa i nxjerrim investimet, e malli na është harxhuar dhe nuk ka asgjë prej saj, nuk ka fitim”, tha Bekim Reshiti, bujk.

    Uljen e numrit të bujqve, por edhe krizën që kanë të njëjtët, më së miri e vërejnë barnatoret bujqësore, sidomos në sezonin e pranverës.

    “Momentalisht çmimet e plehrave janë në rritje dhe interesimi i bujqve është tejet i ulët. Tejet është vit i rëndë, aspak nuk janë të interesuar bujqit, si do ia bëjmë nuk e dimë. Nga viti i shkuar ka ndikuar edhe dëmi që u bë nga breshri. Ato bujq janë të dëmtuar tepër dhe se di si do ia bëjmë, sepse kanë ngel tek ne pa i paguar edhe ato materiale që i kanë marrë vitin e shkuar”, u shpreh Semir Bilalli, pronar i barnatores bujqësore.

    Në Pollog, nga viti në vit, përqindja e atyre që mbjellin tokën po ulet thonë në Njësinë Rajonale të Ministrisë së bujqësisë, ndërsa më së shumti vërehet tek mbjellja e grurit.

    Këtë vit shkaku i mos shlyerjes së borxhit që ka Qeveria ndaj bujqve pas dëmeve që u shkaktuan nga të reshurat, një numër i madh i bujqve as që kanë mbjellë tokat e tyre, sepse mjete për të blerë plehrat dhe farën nuk kanë, ndërsa Qeveria po vazhdon me zvarritjen e pagesave.

    Qeveria aktuale ka në plan program stimulimin e bujqësisë me theks të veçantë në rajonin e Pollogut, por deri tani nuk është ndërmarrë asgjë. 

    Lajmi Paraprak

    Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

    Lajmi i rradhës

    “Faturat e larta të energjisë” / Byroja për Metrologji: testoni orëmatësit te ne

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë