Portalet në RMV së shpejti në “kornizë ligjore”

    Qeveria, në seancën e saj të 57-të gjatë ditës së martë, miratoi propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media me të cilat pritet të fuqizohet konkurrenca në hapësirën mediatike dhe të vendosen mediat onllajn në kornizë ligjore, përcjell Nistori.

    “Duke pasur parasysh faktin se rezultatet e hulumtimeve të fundit tregojnë se mbi 70 për qind e publikut informohet në internet, duke bërë që mediat onllajn të bëhen një faktor i rëndësishëm në hapësirën mediatike, u shfaq nevoja për përfshirjen e tyre në Ligjin për media. Kjo do të kontribuojë gjithashtu në stimulimin më intensiv të vetërregullimit si një segment i rëndësishëm për punën profesionale të gazetarëve dhe forcimin e konkurrencës në hapësirën mediatike”, bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë.

    Ndryshe, portalet informative në internet nuk janë të njohura si media në legjislacionin e Maqedonisë. Po ashtu, nuk është e përcaktuar se çfarë është një portal interneti, megjithëse këto media, herë pas here marrin fonde nga shteti, si për shembull për reklama politike gjatë zgjedhjeve.

    Lajmi Paraprak

    REFORMA APO PËRNDJEKJE POLITIKE?! / Interpelancat ndaj Këshillit Gjyqësor në Parlament

    Lajmi i rradhës

    Dhuna në shkollat e RMV — familja ka rol të rëndësishëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë