Pritet të ndërtohen 30 salla të sportit në shkollat e RMV

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në kuadër të seancës së 74-t vendosi që të financojë ndërtimin dhe rikonstruktimin e 30 sallave sportive në shkolla fillore dhe të mesme.

    “U shqyrtua dhe miratua informacioni për sigurimin e pjesëmarrjes buxhetore për realizimin e kredisë për ndërtimin dhe pajisjen e 30 sallave sportive në shkollat fillore dhe për rikonstruksionin e shkollave dhe dha pëlqimin për marrjen e obligimeve për të cilat është i nevojshëm përdorimi i mjeteve buxhetore në vitet 2026, 2027, 2028 dhe 2029, për kredinë për ndërtimin dhe pajisjen e 30 sallave sportive shkollore në shkollat fillore dhe për rikonstruksionin e shkollave”, sqaroi Qeveria.

    Këto salla sportiv janë në kuadër të projektit për ndërtimin dhe pajisjen e 145 sallave sportive në shkollat e Maqedonisë së Veriut.

    “Ndërtimi i sallave sportive është pjesë e programit të Qeverisë dhe paraqet një nga projektet që tashmë fillon procedura për realizimin e tyre”, theksoi Qeveria pas seancës së 74-t.

    Lajmi Paraprak

    Revolucion i “Unit”, apo dehumanizim i shoqërisë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë