Problemi i Gjermanisë me mineralet e rralla si lëndë e parë

    Ekonomia më e madhe në Europë nuk është në gjendje të mirë – aktualisht ajo është në stanjacion. Por ka edhe një problem tjetër që i qendron si shpata e Demokleut ekonomisë gjermane: Varësia e madhe nga lëndët e para.

    Ndër lëndët e para më të rëndësishme të importuara në Gjermani pas bakrit janë litiumi dhe mineralet e rralla. Ndër to bëjnë pjesë metalet scandum, cer, promethum, terbum dhe thulium si dhe dymbëdhjetë elementë të tjerë. Këto minerale nuk janë dhe aq të rralla (thulium ndonëse i rrallë, gjendet më shpesh se sa ari), por këto minerale rrallëherë gjenden në sasi të mëdha, ndaj nxjerrja e tyre në aspektin ekonomik nuk ka rentabilitet.

    Një studim i publikuar një javë më parë nga ndërmarrja e konsulencës IW Consult dhe Instituti kërkirmor Fraunhofer ISI nën mandatin e KfW Research (një filial i Bankës me aksione nga federtara KfW Bank) shpjegon importin dhe ka hulumtuar rëndësinë e këtyre mineraleve për vlerën në ekonomi dhe punësimin. Në këtë studim analizohen lëndët e para minerare bakër, litium dhe mineralet e grupit SEE, sepse ato janë vendimtare për teknologjitë kyçe dhe teknologjitë e së ardhmes.

    Ofrues me pushtet të madh në treg

    Sipas studimit nga këto importe varet gati një e treta e vlerës së shtuar bruto në industrinë e përpunimit të produkteve me përmbajtje bakri. Veçanërisht të varur janë prodhuesit e automobilëve si dhe prodhuesit e mallrave elektrike, elektronike dhe optike.

    Përveç varësisë nga importet shtohet edhe fakti, që tregu i lëndëve të para kontrollohet nga vetëm pak ofrues, që kanë pushtet të madh në treg. Sasia më e madhe e rezervave të mineraleve të rralla ndodhet në Kinë. Rezervat e mundshme në Groenlandë, Kanada dhe Suediende nuk janë studiuar mjaftueshëm ndaj nuk mund të klasifikohen.

    Gati një e treta e importeve me përmbajtje litiumi të Gjermanisë dhe 19 përqind prej bakri e minerale të rralla konsideorhen si të rrezikuara. Tek litiumi dhe mineralet e rralla tre ofruesit më të mëdhanj kanë një kuotë prej 80 përqind në treg. Veçanërisht e rëndësishme është për tregun gjerman, fakti që 72 përqind e metaleve të bakrit vijnë nga Rusia dhe po kaq përqind e litiumkarbonatit nga Kili. Në importet e mineraleve të rralla prej një kohe të gjatë ekziston varësia nga Kina, që furnizon 84 përqind të importeve me mineralet e grupit SEE.

    Më keq se me gazin rus  

    Këtë varësi e vëzhgon Matthias Wachter, drejtues sektori në Shoqatën Federale të Industrisë Gjermane (BDI). Ai i tha DW-së, se: “Varësia për shumë lëndë të para jo energjetike nga Kina është qysh sot shumë më e madhe se sa varësia nga gazi i Rusisë.”

    Matthias Wachter paralajmëron, se: “Mungesa e diversifikimit të rrjetit të furnizimeve e rrezikon garancinë e furnizimeve për Gjermaninë. Edhe pse pasojat ekonomike të një skenari worst-case nuk janë shqyrtuar seriozisht, mungesa e furnizimeve të tilla mund ta rrezikojë masivisht Gjermaninë si zonë industriale si dhe mirëqenien e vendit. Sepse pa lëndë të para ndërmarrjet industriale nuk mund të punojnë dhe ne nuk do të mund të arrijmë objektivat tona për klimën.”

    Ekspertët paralajmërojnë, se pa akses tek litiumi nuk mund të ketë prodhim të baterive. Kësisoj bateritë duhet të importohen. Nëse nuk mund të importohet, nuk mund të konstruktohen automjetet elektrike. E si rrjedhojë do të ketë humbje në vlerën e shtuar industriale dhe humbje të vendeve të punës. /DW/

    Lajmi Paraprak

    Në Beograd nuk tregojnë se ku dhe kur u takuan Gjuriq e Radoiçiq

    Lajmi i rradhës

    Dhimbja e kokës dhe mungesa e përqendrimit gjatë agjërimit, ndiqni këto metoda

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë