Problemi me deponitë ilegale në Strugë dhe Ohër mbetet i pazgjidhur

    Foto: Ilustrim

    Problemi me deponitë ilegale pranë Strugës dhe Ohrit mbetet i pazgjidhur. Në prag të zgjedhjeve lokale, situata është status quo. Sasitë e mëdha të plehrave vazhdojnë të grumbullohen çdo ditë në deponinë e Strugës, e cila është vetëm 500 metra nga shtëpitë e para, dhe në deponinë e Bukovës, ku hedhen mbeturinat e Ohrit. Aktivistët e shoqërisë civile kërkojnë që pas zgjedhjeve, trajtimi i deponisë ilegale të Strugës të jetë një çështje prioritare për t’u zgjidhur.

    Është e nevojshme që pushteti i ardhshëm lokal të zhvillojë një plan për katër vitet e ardhshme, dhe që ai plan të realizohet në bashkëpunim me pushtetin qendror.” Koha do të tregojë se sa i madh është problemi me deponinë ilegale të Strugës. Ne ende nuk i ndiejmë pasojat negative, por ato do të bëhen gjithnjë e më të mëdha me kalimin e kohës, derisa të bëhen të padurueshme. Atëherë do të kemi problem edhe më të madh, i cili do të kushtojë edhe më shumë para”, tha Gligorie Qatoski, avokat dhe aktivist civil.

    Tashmë është duke u zhvilluar proces gjyqësor për deponinë pranë Strugës, në të cilën Shoqata e Juristëve të Rinj kërkon nga Komuna e Strugës, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike dhe Ministria e Ekologjisë të zhvendosin menjëherë deponinë ilegale.

    Në një situatë kur nuk kemi asnjë aktivitet nga ana e autoriteteve, na bëri të kërkojmë me padi që gjyqësor i në vend, të marrë rolin e tij si një fuqi e tretë e barabartë, dhe të urdhërojë ekzekutivin të zbatojë ligjet e miratuara në fushën e menaxhimit të mbeturinave”, pohoi Gligorie Qatoski, avokat dhe aktivist civil.

    Lidhur me deponinë e Bukovës, e cila digjej pothuajse gjatë gjithë verës dhe nga ku përhapej tymi dhe një erë e padurueshme, Qatoski thotë se po konsiderohet edhe një procedurë e ngjashme gjyqësore. Vendasit janë të shqetësuar për shëndetin e tyre.

    Situata me deponinë është katastrofale. Kjo duhet të zgjidhet. Ne i shëtisim turistët në mal, dhe ata habiten nga kjo marrëzi. Kjo është për ne thjesht humbje kohe dhe asgjë tjetër. E gjitha është kancerogjene. Nuk e di se çfarë është më e rrezikshme. Lexova këto ditë se një kombinim i kovidit dhe tymit është më vdekjeprurës”, tha Goran Angjeloski-banor i Kuraticës.

    Të dyja deponitë, sipas rekomandimeve të UNESCO -s, duhej të ishin mbyllur deri në fund të vitit 2020, por ato janë akoma aktive. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Kandidat serioz për trajnerin e ri të Barcelonës, Xavi dhe Roberto Martinez në pritje

    Lajmi i rradhës

    Shkolla në Idrizovë, premtim i çdo partie politike gjatë fushatës zgjedhore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë