Produktet që shënuan rritje më të madhe të çmimeve në RMV

    Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e kostos për jetesë dhe çmimeve me pakicë, krahasuar me prillin e vitit të kaluar. Në disa produkte u regjistrua edhe rritje më e madhe.

    “Indeksi i kostos për jetesë në muajin prill të vitit 2026, krahasuar me muajin prill të vitit 2025, shënoi rritje prej 5.7%, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 5.0%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

    Në koston e jetesës, dallojmë rritjen e kostos te pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët për 10.2 përqind dhe te ushqimet dhe pijet joalkoolike (8 përqind).

    Krahasuar me prillin e kaluar, te çmimet me pakicë rritje më e madhe u regjistrua te produktet ushqimore industriale (7.4 %) dhe te produktet ushqimore (7.2 përqind).

    Në asnjërin sektor nuk u regjistrua ulje e çmimeve dhe kostos për jetesë.

    Lajmi Paraprak

    Për një muaj janë dhënë leje ndërtimi edhe për 618 banesa në RMV

    Lajmi i rradhës

    Barcelona feston titullin e 29-të në La Liga

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë