Profesor Panovski: U mbaj mësim online studentëve të cilët në mbrëmje shkojnë në disko

    Kur do të mbushen spitalet, është tepër vonë për masa, thotë profesor Nikolla Panovski. Ai nuk pajtohet me qëndrimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, i cili dje nuk rekomandoi asgjë për zbutjen e përhapjes së virusit pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve dhe të shtruarve në spital, aq më tepër që ende kemi një shkallë shumë të lartë të vdekshmërisë në vend, përcjell Nistori.

    “Kur ke një shkallë të lartë të vdekshmërisë nga shkaqe të pashpjegueshme, është më efektive të parandalosh rastet e reja, është një masë relativisht e lehtë që duhet të ishte marrë dje, sepse kur kulmi i sëmundjes ulet, maskat duhen mbajtur në ambiente të mbyllura. Si profesor më vjen siklet që pas një viti mbaj mësim online dhe në të njëjtën kohë të punojnë klubet e natës, ku të njëjtët fëmijë do të shkojnë në klube dhe nuk do të ndjekin mësimet me prezencë fizike, është marrëzi.”, tha profesor Panovski për Sitel.

    Profesor Panovski është kategorik që politikanët duhet të jenë shembull i mbajtjes së maskave në ambiente të mbyllura edhe pse janë të vaksinuar.

    Pothuajse e gjithë Europa dhe rajoni po intensifikojnë masat pas shpalljes së valës së re të 5 të Covid-19. Disa vende, përfshirë Holandën dhe Slloveninë, pavarësisht përqindjes së lartë të vaksinimeve, regjistrojnë çdo ditë 10 herë më shumë të infektuar dhe kanë një numër ngjashëm vdekjesh si në vendin tonë dhe i kthejnë masat. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Emrat e pesë lojtarëve më të bezdisshëm për gjyqtarët e futbollit

    Lajmi i rradhës

    LETËRSIA ËSHTË LULE E SË KEQES

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë