Prokuroja Iskra Haxhi Vasileva që lidhen me lëndët e sigurisë së gazetarëve

    Gavril Bubevski, prokurori themelor publik i Prokurorisë Themelore Publike – Shkup, caktoi Iskra Haxhi Vasileva, prokuroren publike nga i njëjti institucion si person për kontakt në lidhje me lëndët që kanë të bëjnë me sigurinë e gazetarëve, të cilët janë nën juridiksionin e Prokurorisë Themelore Publike – Shkup, njofton Nistori

    Vendimi i mbërritur në adresën e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) është marrë në bazë të konkluzioneve nga takimi i Bubevskit me përfaqësuesit e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM), i cili u mbajt këtë vit më 27 maj.

    ShGM me vite të tëra ka punuar vazhdimisht në fushata për ngritjen e ndërgjegjes për gjendjen e gazetarëve dhe punonjësve mediatik, ku theksi kryesor ka qenë siguria e gazetarëve si dhe problemi me mosndëshkimin e sulmuesve. Pikërisht për këto arsye, një nga rekomandimet e SHGM-së për PThP-në e Shkupit ishte krijimi i një departamenti të posaçëm me qëllim të rritjes së sigurisë së gazetarëve. E gjithë kjo është në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës me qëllimin përfundimtar – të iniciojë ndryshime sistematike për të përmirësuar gjendjen aktuale.

    Prokurorja publike Haxhi Vasileva ka kompetencë që të monitorojë procedurat në të gjitha lëndët kur gazetarët që kanë kryer detyrat e tyre të punës paraqiten si të dëmtuar, si dëshmitarë ose si persona të akuzuar.

    Në vendimin thuhet se Prokuroria Themelore Publike – Shkup dhe prokuroritë e tjera publike në vend do t’i japin prioritet trajtimit të lëndëve që kanë të bëjnë me sigurinë e gazetarëve dhe do të vazhdojnë në këtë drejtim të promovojnë dhe avancojnë bashkëpunimin me shoqatat e gazetarëve, me qëllim të sanksionimit të çdo krimi ose vepre penale që kërcënon lirinë e shprehjes. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Olaf Scholz e quan “të justifikuar” planin e ndihmës për energjinë

    Lajmi i rradhës

    Të rinjtë në RMV shpërfillen nga komunat – Ligji për Pjesëmarrje Rinore po zbatohet me vështirësi (Infografik)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë