Protesta kundër bazës së asfaltit në Vizbeg, biznesmenët ankohen se është kancerogjene

    Ka disa javë që në zonën industriale të Vizbegut disa banorë dhe sipërmarrës po protestojnë kundër vendosjes së një baze të prodhimit asfaltit. Protestuesit shprehen se prodhimi i asfaltit është kancerogjen dhe se do t’u pengojë në bizneset e tyre.

    “Problemi është se si mundet të japin leje për ndërtimin, prodhimin e asfaltit ku është kancerogjene. Me ligj duhet me kilometra jo të ngjitur për hotelet ku janë kompanitë ku janë me mijëra të punësuar. Atje lagja e Vizbegut ku një lagje e madhe, si ia ka mbajtur karakteri drejtorit të Agjencisë për ekologji z.Isni Xhemaili, si ka mundur ta nënshkruajë këtë leje”, tha Emin Gaxha – banor i lagjes Vizbeg.

    “Dukshëm duket këtu se dëshirojnë të na dëmtojnë këtu me miliarda janë investuar, çfarë do të bëjmë pastaj ne nëse do të bëhet kjo baza, jo bre motër kjo është palidhje”, u shpreh Durmish Azemi – ndërmarrës .

    “Kanë bërë hulumtime, ëshët kancerogjene, mbi të gjitha nuk i plotëson kushtet, këtu i ka afër 4 mijë metra katror, kur të fillojë me punë të gjitha furgonat do të parkohen para objekteve tona”, shtoi Fatmir Emini – ndërmarrës.

    “Transporti me kamiona nga 100 kamiona me asfalt, a mundet që t’i vendosin filter që të mos na infektojnë neve me anë të kancerit dhe këto tjerat. Ai së pari nuk ka kushte për një asfaltim ndër 100 kamiona nuk ekzistojnë”, potencoi Beqir Qerimi – ndërmarrës .

    “Sot këtu protestojmë kundër, nuk e di me radhë cili muaj, ka dy muaj që po mbahen protestat kundër ndërtimit të bazës së asfaltit në zonën industriale“, deklaroi Dragan Cvetanovski – përfaqësues i Zonës Industriale Stenkovec-Vizbeg,

    Ministri ri i ambientit Izet Mexhiti para disa ditëve në emisionin “Daily Click” në TV21 tha se bazat e asfaltit zakonisht bëhen në periferi të qytetit ku nuk ka as ekonomi as banim, dhe thotë se aty afër mund të jetë edhe kancerogjene, teksa shton se do të kujdeset për këtë zonë të jetë e njëjtë si zonat tjera në shtet.

    “Këto ditë është një temë e cila ka filluar të ndërtohet një bazë e asfaltit e cila mund të jetë edhe kancerogjene e cila ka kaluar, ka mbetur si peshqesh e qeverisë së kaluar. Pra si ministër i ekologjisë çështjen e parë që e kam bërë në pranim-dorëzim me ministren që ka qenë deri tani, kam kërkuar sqarim se pse duhet të jepet leje për bazë asfalti në mes të një zone ekonomike”, theksoi Izet Mexhiti – zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Ekologjisë.

    Ndryshe banorët thonë se nuk do ta lejojnë këtë bazë të asfaltit dhe se do të protestojnë edhe para institucioneve që kanë dhënë leje për hapjen e saj. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë bëri Qeveria e kaluar me lojërat e fatit?

    Lajmi i rradhës

    Qosja: Ismail Kadare, personalitet madhështor historik i Kombit Shqiptar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë