Pse shumë amerikanë hezitojnë të vaksinohen? (Video)

    Ekspertët e shëndetit po u bëjnë thirrje më shumë qytetarëve amerikanë që të vaksinohen kundër virusit Covid-19, pasi është vlerësuar se më shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë vdekur tashmë nga COVID-19 sesa nga gripi spanjoll, mbi një shekull më parë, përcjell Nistori nga REL.

    Edhe pse shumica e njerëzve që vdesin nuk janë të vaksinuar plotësisht, 36 për qind e popullsisë amerikane mbetet e pavaksinuar.

    Sipas Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, gripi spanjoll ka marrë jetën e 50 milionë njerëzve në të gjithë botën.

    Numri i viktimave globale nga Covid-19 aktualisht është mbi 4.6 milionë.

    Në një spital në Sarasota të Floridës, personeli mjekësor thotë se është i lodhur.

    “Është dëshpëruese. Uroj që të gjithë të vaksinohen dhe të mos vazhdojmë më kështu. “, shprehet Dana Verminski, infermiere.

    Shumica e njerëzve që vdesin nuk janë të vaksinuar plotësisht, 36 për qind e amerikanëve mbetet e pavaksinuar. Për ngurrimin e njerëzve fajësohen rrëfimet e pabaza për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave, që qarkullojnë në mediumet online. /REL/Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mbyllet Lista Zgjedhore e Maqedonisë së Veriut

    Lajmi i rradhës

    Kandidati i LDSH nuk e nënshkruan kodin për zgjedhje fer dhe demokratike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë