PThP kërkoi dënime më larta për të akuzuarit e tragjedisë në Llaskarcë

    PTHP Shkup parashtroi ankesë ndaj aktvendimit për fatkeqësinë me autobusin e kompanisë “Durmo turs”

      Prokurori publik i lëndës nga Prokuroria themelore publike Shkup, në Gjykatën e Apelit Shkup parashtroi ankesë kundër aktvendimit me numër 1407/19 të Gjykatës themelore penale Shkup në lëndën për fatkeqësinë e autobusit afër Llaskarcës, kumtoi sot Prokuroria publike. 

      “Përmes një vlerësimi kritik të provave, individualisht dhe në kombinimin e tyre, gjykata e shkallës së parë nuk ka lejuar që vendimi gjyqësor të varet vetëm nga mendimi i vetëm dhe i pambështetur i ekspertëve të përfshirë në superekspertizë, të cilët nuk kanë arritur të krijojnë një qëndrim për çështje kyçe, dhe seancën kryesore e ka zgjatur për më shumë se një vit”, deklaroi prokurori publik Darko Jakimovski.

      Ai nënvizoi provat në bazë të të cilave Gjykata në mënyrë të drejtë dhe në tërësi ka vërtetuar gjendjen faktike dhe ka zbatuar Kodin Penal kur ka konstatuar se veprimet nga të gjithë të akuzuarit përmbanin të gjitha elementet thelbësore të veprave penale për të cilët janë shpallur fajtorë.

      Gjykata i shpalli fajtorë 6 të akuzuarit, pasi autobusi ka qenë teknikisht i parregullt, ndërkaq shoferi nuk ka pasur kujdes dhe ka vozitur mbi normën e lejuar të shpejtësisë.

      I akuzuari i parë, Durmish Beluli – pronar i kompanisë “Durmo Turs”, u dënua me 4 vite burg.

      I akuzuari i dytë, Remzi Miftari – përgjegjës për transportin në kompaninë “Durmo Turs”, u dënua me 6 vite burg.

      I akuzuari i tretë, Igor Gjeorgjievski – udhëheqës i Stacionit të Kontrollit Teknik “AMZ Gostivar”, u dënua me 5 vite burg.

      I akuzuari i katërt, Goran Dukovski – kontrollor teknik në “AMZ Gostivar”, u dënua poashtu me 5 vite burg.

      I akuzuari i pestë, Jane Babavorvski – kontrollor teknik në “AMZ Gostivar”, gjithashtu u dënua me 5 vite burg.

      I akuzuari i gjashtë, Manoil Trifunovski – shoferi i autobusit të aksidentuar, u dënua me më së shumti vite burg. Ai do të jetë i privuar nga liria për 14 vite.

        Lajmi Paraprak

        Vendoset rregull i ri për udhëtime drejt BE – vlen edhe për Maqedoninë e Veriut!

        Lajmi i rradhës

        Ekonomia joformale i kushton Maqedonisë së Veriut 700 milionë euro në vit

        Lajme tjera

        Bashkohu

        Informohu në kohë