Puna nga shtëpia po ndikon në çmimet e pasurive të paluajtshme në Gjermani

    Rreth 12 për qind e hapësirave të zyrave të kompanive të ndryshme janë të pashfrytëzueshme në Gjermani.

    E gjithë kjo për shkak të punës nga shtëpia dhe modelit hibrid të punës që janë bërë standardi pas pandemisë dhe trendi ndikon në çmimet e pasurive të paluajtshme, zbuloi instituti Ifo.

    Përqindja e hapësirave të papërdorura për zyra është afërsisht tre herë më e lartë se në vitin 2019, sipas institutit me bazë në Mynih.

    Zyrat pothuajse boshe janë më të zakonshmet në sektorët e teknologjisë së informacionit, reklamave dhe konsulencës së biznesit.

    “Rreth një e katërta e punonjësve punojnë rregullisht nga shtëpia”, tha Simon Krause, studiues i Ifo.

    “Disa kompani po i kthejnë zyrat boshe në hapësira bashkëpunuese…disa po reduktojnë kërkesat e hapësirës për të kursyer në kostot e zyrave të papërdorura”, shton ai.

    “Kjo mund të ketë pasoja për tregun e pasurive të paluajtshme, i cili tashmë është nën presion për shkak të normave më të larta të interesit dhe ndërtimeve më të shtrenjta”, theksoi Krause në deklaratën për shtyp.

    Ifo kryen anketa mujore midis disa mijëra kompanive gjermane për një sërë temash, kujton agjencia Dpa. 

    Lajmi Paraprak

    Shefi i ChatGPT kërkon vendosjen e rregullave për inteligjencën artificiale

    Lajmi i rradhës

    Ngjitëse me shenjën “NMK” në vend të targave të reja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë