PUNËSIMET ME KONTRATA | Shpallja e konkurseve është harruar nga komuna e Dibrës!

    Në komunat e vendit dhe normalisht edhe në komunën Dibër, mos manipulohet me Planet vjetore për punësim që sillen edhe nga Këshilli komunal, meqë Planet vjetore për punësim faktikisht në të shumtën e rasteve vetëm mbulojnë formalisht punësimet që janë realizuar me kontrata nga institucionet lokale dhe ata arsimore. Këtë mes tjerëve e kanë kërkuar një pjesë e anëtarëve të Këshillit të komunës Dibër, ne seancën e fundit në të cilin në rend dite ishin edhe Planet për punësime në vitin 2025 si në administratën lokale, ashtu edhe në shkollat dhe çerdhen e Dibrës. Por Planet vjetore janë aprovuar me shumicë votash.

    Duke marrë parasysh ligjin e vendit i cili parasheh aprovimin e Planeve vjetore për punësim për vitin e ardhshëm, Këshilli i Komunës Dibër në rend dite kishte pikërisht këta plane si për administratën komunale ashtu edhe për shkollat fillore dhe çerdhen “Breshia”, në Dibër. Por në debat pati edhe akuza nga disa këshilltarë të cilët thanë se Planet vjetore për punësim janë vetëm një metodë për të fshehur dhe mbuluar manipulimet që bëhen me punësimet me kontrata paraprakisht nëpër institucionet. Këshilltari Shkëlqim Xhafa ashpër reagoi në momentin kurë paraqiteshe Plani për punësime në administratën komunale dhe punësimet në shkollat fillore dhe çerdhen “Breshia”.

    Ai tha se personat punësohen me kontratë në vepër, e pastaj ata marrin vendime për punë të rregullt pas miratimit të planeve vjetore për punësim.

    “Kjo nuk është korrekt dhe kjo dukuri duhet të ndërpritet menjëherë. Kuptoj nëse ka nevojë për punësime, ata të bëhen por paraprakisht të hapen konkurse e jo punësimet me kontrata të bëhen pa konkurse, duke marrë në punë persona që janë të afërt ose me ndikime të tjera”, tha Xhafa.

    Poashtu këtyre kërkesave ju bashkëngjitën edhe këshilltarë të tjerë. Sipas tyre punësimet janë partiake pamundësojnë punësimin e kuadrove që nevojiten qoftë në administratën komunale por edhe ne institucionet të tjera. Duke dhënë sqarime kryetari i Këshillit Fuat Spahiu, tha se janë çështje që i ka mundësuar ligji dhe në këtë mënyrë punësime bëjnë edhe institucionet qendrore si dhë ata lokale. Ku ka nevojë për punësime të tjera, shpallen edhe konkurse, shtoi ai. Plotësohen edhe me këtë Plan vendet e punës të cilët i kanë realizuar të punësuar që aktualisht këtë vit ata dalin në pension. Në lidhje me punësimet situata është po e njëjtë edhe në ndërmarrjen komunale si dhe në shkollat fillore, u tha në debat.

    Dukuria tani më shumë vite shfrytëzohet për punësime me nepotizëm dhe ushtarë partiak pothuajse nga të gjithë partitë që janë në pushtet qoftë qendror apo lokal, gjë që sipas sektorit qytetar në Dibër stimulon edhe migrimin e kuadrove profesionale që kanë përfunduar shkollimin superior. Ka shumë punësime të personave që nuk plotësojnë kushtin e kualifikimit dhe kjo sipas shoqatave provokon të rinjtë të cilët tanimë janë pa punë edhe pse kanë diploma universiteti.

    Lajmi Paraprak

    URBANIZMI NË RMV, NDRYSHIMET LIGJORE | Rend apo vazhdim i kaosit

    Lajmi i rradhës

    Rusët e zemëruar që po i ikin me shpejtësi avancimit ukrainas në Kursk

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë