Punimet te “Rruga e Butiqeve” në fund të gushtit

     Rikonstruimi i rrugës së Butiqeve në Tetovë do të fillojë të realizohet në pjesën e dytë të muajit gusht, respektivisht pas përfundimit të sezonit veror. Komuna e Tetovës ka arritur që të dakordohet me Bashkimin Evropian për shtim të mjeteve për këtë projekt. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Sipas tij, kontrata është nënshkruar në moment të fundit sepse kishte rrezik që të mos realizohet për shkak të vonesave nga administrata paraprake. Për shkak të vonesave,kurse në ndërkohë ka patur edhe rritje të çmimeve, prandaj ka patur rrezik që ky projekt të humbet, sqaron Kasami.

    Ndërkohë, pas përzgjedhjes së kompanisë që do të realizojë punët, komuna ka vlerësuar se punët do të duhet të fillojnë pas sezonit veror, që të mos pësojnë bizneset në atë zonë. “Prandaj, në një komunikim të përafërt me Qendrën për Menaxhim të Projekteve të Bashkimit Evropian, me 24 maj, ka patur një takim koordinativ në Prizren, ku janë siguruar fonde shtesë dhe pak fonde ka dhënë edhe komuna e Tetovës dhe është përmbyllur konstruksioni financiar i projektit. “Në ndërkohë, ka patur edhe përzgjedhje të operatorit që do të realizojë punët, por për shkak të këtyre vonesave edhe në bazë të projeksionit të firmës ndërtuese dhe rikonstruimi i rrugës do të zgjasë diku rreth tre muaj, ne e kemi parë të arsyeshme që punët mos fillojnë në vlugun e sezonit veror ose në pjesën e dytë të muajit gusht dhe në besojmë se kjo rrugë në afat rekord do të ketë pamje krejtësisht të re”, tha kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami.

    Në të ardhmen pritet që të ketë edhe fushatë që rruga e Butiqeve në Tetovë, të jetë edhe si destinacion turistik. Ndërkohë, tregtarët që veprojnë në këtë zonë thonë se nëse eventualisht do të fillonin punët në këtë periudhë, do të dështonte sezoni veror dhe bizneset do të pësonin humbje të mëdha, sepse pikërisht gjatë sezonit të verës ata kanë më shumë punë, në kohën kur kthehen mërgimtarët në vendlindje. Marrëveshja për rikonstrumimin e kësaj rruge u nënshkrua me 3 nëntor të vitit 2022 mes kryetarit të komunës Bilall Kasami edhe ish ministrit për vetëqeverisje lokale Risto Penov. Ky projekt është fituar së bashku me komunën e Prizrenit të Republikës së Kosovës. Me këtë projekt, pritet që të ruhet identiteti i Çarshisë së Epërme në Tetovë, apo që është e njohur si rruga e Butiqeve. Ky projekt realizohet nga Ministria e Pushtetit Lokal me mjete të Bashkimit Evropian në kuadër të IPA Fondeve për bashkëpunim ndërkufitar. Rruga ka një gjatësi prej 420 metrave, në total është 3100 metra katrorë dhe vlera e mjeteve që janë siguruar është 180 mijë euro.

    Disa vite më parë, një pjesë e kësaj rruge është rikonstruar me pllaka bekatoni të cilët janë dëmtuar në ndërkohë dhe pritet që projekti i ri të kthejë identitetin e kësaj zone të qytetit të Tetovës e cila në të kaluarën ka qenë shumë e njohur për artizanatet që kanë funksionuar, por së fundmi atje më shumë janë mbyllur biznese se sa janë hapur.  /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Të mërkurën takim kokë më kokë mes Kovaçevskit dhe Mickoskit

    Lajmi i rradhës

    Breshëri kanos të mbjellat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë