Punonjësit e “Higjiena Komunale” ndërpresin grevën, fillojnë me pastrimin e kryqytetit

    *Foto nga arkivi

    Të punësuarit në Higjienën Komunale e ndërprenë protestën dhe do të kthehen në punë. Kështu ka vendosur bordi ekzekutiv i sindikatës pranë N.P. Higjiena Komunale. Ata thanë se kthehen në punë që gjatë të nxehtit të madh qytetarët mos kenë pasoja nga mbeturinat, ndërsa revoltën nga do vazhdojnë ta manifestojë duke shfrytëzuar të drejta të tjera ligjore.

    “Për këtë qëllim, Bordi ekzekutiv sot solli vendim që të gjithë të punësuarit të fillojnë me aktivitetet e tyre të punës duke pasur parasysh që pasojnë ditë me të nxehtë ekstrem dhe prej sot në ndërrimin e dytë të punësuarit të fillojnë me procesin e punës dhe të fillojnë me aktivitetet e tyre të punës me mbledhjen e mbeturinave”, deklaroi Stole Kashikovski, Sindikata.

    Ndërsa drejtorja e Higjienës Komunale, Kosana Maseva deklaroi se puna e ndërmarrjes u kthye në normalitet.

    “Sot puna e Higjienës Komunale në Shkup është kthyer në normalitet, mbeturinat pastrohen rregullisht dhe të gjithë të punësuarit i kryejnë detyrat e tyre të punës që edhe njëherë dëshmon që kjo bllokadë politike e instruktuar kishte për qëllim vetëm prishjen e kredibilitetit tim, të ndërmarrjes dhe kredibilitetin personal dhe profesional të kryetares Arsovska dhe që është më e rëndësishme mbrojtjen e strukturave mafioze në ndërmarrjen tonë”, tha Kosana Mazneva, drejtore e N.P. Higjiena Komunale.

    Mazneva thotë se në MPB dhe prokurori kanë dorëzuar dokumentet të cilat dëshmojnë krimin e bërë me dekada në këtë ndërmarrje. Ndërsa kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovka thotë se në Higjienën Komunale kanë marrë pagë edhe të punësuar që kanë jetuar jashtë shtetit.

    “Në Higjienën Komunale me emër dhe mbiemër mund të dini se kush prej kur është paraqitur atje dhe nuk paraqitet në vendin e tij të punës. Ne zbuluam njerëz që janë zhvendosur në Gjermani për pesë vite rresht punojnë atje, vozisin kamionë dha kanë marrë pagë”, theksoi Danella Arsovska, Kryetare e Qytetit të Shkupit.

    Ndërsa në deklaratën e bërë një natë më parë, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska deklaroi se në n.p. Higjiena Komunale kanë hasur në punësime familjare. Ajo tha se nga një familje janë punësuar rreth 70 persona, ndërsa 43 të një familje tjetër. Po ashtu Arsovska Akuzoi se për 15 vite njerëzit e njëjtë punojnë në ndërrimin e natës dhe marrin paga për 36% më të larta, shumë prej tyre edhe pa shkuar në punë. Për këtë ajo akuzoi udhëheqësit e mëparshëm të Higjienës Komunale. Ndërsa kryetarët e Komunave të Qytetit të Shkupit sot kërkuan nga Arsovska që kompetencat e Higjienës Komunale dhe makineria tu dorëzohen komunave që ata vetë të krijojnë ndërmarrje dhe të merren me mbeturinat. Kjo kërkesë është e papranueshme për Arsovskën. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Zbulohet rrjeti i bizneseve të cilat lidhen me Ali Ahmetin

    Lajmi i rradhës

    Anketa e IRI-t: Spasovski ministri më i mirë, Grubi më i keq

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë