Pushtet-opozitë, përplasje për zjarret

    Përveç zjarreve në pyje, zjarre edhe në skenën politike. Pushteti dhe opozita, para syve të atyre që u dogjën shtëpitë, në një debat kush sa ka bërë, e sa nuk ka bërë për të parandaluar zjarret. Për VMRO DPMNE-në është skandaloze që kryeministri Zoran Zaev shkoi me pushime nga 3 deri më 12 gusht, dhe përmes telefonit dhe internetit është në koordinim me institucionet.

    “Tre ditë nuk ka asnjë gjurmë apo zë nga Zaevi. Ai është përgjegjës kryesor për situatën. Pushimet e tij nuk mund të jenë më të rëndësishme se jeta e qytetarëve. “Ai dhe të gjithë funksionarët paguhen nga paratë e qytetarëve, të njëjtët që tani po luftojnë për jetën e tyre dhe luten për ndihmë”- deklaroi Vllado Misajlovski, VMRO – DPMNE.

    LSDM -ja përsëri akuzoi kryetarin e VMRO-së, për përfitime politike, duke abuzuar me situatën me zjarre në të gjithë vendin.

    “Pa asnjë gram ndërgjegje dhe ndjenjë elementare të përgjegjësisë, piromani politik Hristijan Mickoski, po bën një hap drejt më të keqes dhe këtë herë po përpiqet të përfitojë nga zjarret. Mickoski assesi nuk nxori mësim nga e kaluara dhe i përsërit gabimet, në dëm të tij”- pohoi Stefan Vasev, LSDM.

    Qeveria njoftoi derisa Zaevi është me pushime, zëvendëskryeministri Artan Grubi, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, ministri i Bujqësisë Arianit Hoxha, si dhe ministrat dhe zëvendësministrat e Arsimit dhe shoqërisë informatike janë përgjegjës për koordinimi në terren. Qeveria nuk i ka përmendur në listë Ministrin e Brendshëm Oliver Spasovskin, Ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe, dhe Ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq, gjë që tregon se ata gjithashtu mund të jenë në pushim vjetor./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Vatrat e zjarrit në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit janë vënë në kontroll

    Lajmi i rradhës

    “Posta e Shqypnis”, rëndësia që pati gjatë Luftës së Parë Botërore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë