Pushteti bojkotoi punën e Komisionit Anketues mbi tragjeditë në Tetovë dhe Bullgari

    Pushteti bojkotoi punën e Komisionit Anketues mbi tragjedinë në spitalin modular të Tetovës dhe tragjedinë me autobusin e “Besa Trans” në Bullgari.

    Deputetët e LSDM-së dhe BDI-së nuk morën pjesë në punën e trupit punues kushtetues, duke pamundësuar kuorum pune.

    Opozita vlerëson se veprimi i shumicës vërteton se ku ndodhet përgjegjësia për dyja tragjeditë e vitit kaluar.

    “Shmangia nga diskutimi për tragjeditë të njëpasnjëshme që po ndodhin në vendin tonë, lë dyshime te ne si deputetë të opozitës, lë dyshime të shumta sa i takon funksionit të institucioneve në vendin tonë, sa i takon keqpërdorimit të institucioneve në vendin tonë nga ana e pushtetit”, tha Elmi Aziri, Deputet i ASH-së.

    “Pushteti nuk ka ndërmarrë asgjë deri sot. Kjo nënkupton se e kupton përgjegjësinë, e din se dikush nga mesi i tyre është fajtor dhe nuk dëshiron që opinioni në Maqedoni ta dëgjon të vërtetën”, u shpreh Eli Panova, Deputete e VMRO-DPMNE-së.

    Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së akuzon opozitën se po keqpërdor tragjeditë për pikë politike. Sipas tij, deputetët nuk janë furnizuar me material për pikat e rendit të ditës ashtu siç e parashikon Rregullorja për punën e Kuvendit.

    “Çdo herë kur thirret seancë e një komisioni sigurisht se duhet të ketë edhe material i cili duhet të ndahen tek deputetët. Nuk ka pasur asnjë material për këtë çështje. Qëllimi i tyre është që ta shndërrojnë Kuvendin në cirk dhe teatër. Qëllimi i tyre është që të keqpërdorin Kuvendin për pikë ditore politike”, theksoi Arbër Ademi, Deputet i BDI-së.

    Ndërkohë nga LSDM-ja nuk kthyen përgjigje pse deputetët e tyre nuk ishin prezent.

    Në komision ishte të thirrur edhe Avokati i Popullit i cili gjithashtu nuk morri pjesë, përfshi edhe dikasterin e Brendshëm, të Drejtësisë dhe të Punës dhe Politikës Sociale të cilët pa e njoftuar kreun e komisionit kanë vendosur të mos marrin pjesë ose delegojnë përfaqësues në mbledhjen e trupit punues.

    Mbledhja e Komisionit anketues për tragjedinë në Spitalin modular në Tetovë dhe tragjedinë me autobusin e Besa Trans në Bullgari ishte thirrur pas zvarritjes së proceseve gjyqësorë për zbardhjen e këtyre rasteve dhe heshtjen e organeve ligj zbatuese për mos procedimin në kohë të këtyre tragjedive. Nga zjarri i cili përfshiu spitalin modular të Tetovës mbetën 14 viktima, ndërsa akoma nuk ka të dyshuar apo akuzuar për shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

    Ndërkaq nga aksidenti tragjik në Bullgari ku u dogj autobusi i kompanisë “Besa Trans” humbën jetën 45 persona, ndërsa subjektit iu konfiskua licenca për punë.

    Për këtë tragjedi akoma nuk ka asnjë të akuzuar nga autoritete bullgare, ndërsa në Maqedoni të Veriut hetohet për parregullsitë se si ka qarkulluar autobusi pa licenca përkatëse dhe me probleme të mundshme teknike. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Një përpjekje për ta lexuar ndryshe vizitën e Kurtit në Amerikë

    Lajmi i rradhës

    Liverpooli konfirmon largimin e Origit, por ai do të përfundojë te Milani

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë