Kryeministri i Sllovakisë plagoset nga të shtënat me armë zjarri (Video)

    Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është dërguar në spital pas një incidenti me të shtëna, raporton TheGuardian, përcjell Nistori.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit.

    Siç raportohet më tej, tanimë ka një të dyshuar të arrestuar.

    Fico thuhet se u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë, thonë raportet.

    Sipas gazetarëve, në vendngjarje janë dëgjuar disa të shtëna.

    Udhëheqësi sllovak është dërguar në spital dhe sulmuesi i tij i dyshuar është ndaluar nga policia.

    Handlova është rreth 180 km (112 milje) në veri-lindje të kryeqytetit Bratislava.

    Ky lajm i fundit po përditësohet dhe më shumë detaje do të publikohen së shpejti.

    Lajmi Paraprak

    Kurti: opozita të bëhet gati për zgjedhje, ne jemi gjithmonë gati

    Lajmi i rradhës

    Fronti Europian pret nga gjykata t’i hedhë poshtë vendimet e KShZ-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë