Qentë endacakë, priten ndryshimet ligjore, kapaciteti i “lajkës”, vetëm për 126 qenë

    Pavarësisht se Ndërmarrja Publike “Lajka” punon me kapacitet të plotë, kjo nuk mjafton që problemi me qentë endacak në kryeqytet të zgjidhet plotësisht. Ndërmarrja ka kapacitet për 126 qenë, ndërkohë që supozohet se numri i qenve endacak në kryeqytet është disa mijëra. Aksioni javor në komunat e Shkupit, të cilat kanë marrëveshje me “Lajkan” ka dhënë rezultat tha ushtruesja e detyrës, drejtoreshë e NP “Llajka”. Qytetarët, thotë Radmilla Pesheva, luajnë rol të rëndësishëm duke informuar për qen endacak që duhet trajtuar.  Përmes këtij aksioni janë kapur 20 deri 30 qen endacak në vende të ndryshme të komunës ku është ndërmarr ky aksion.  Qentë trajtohen dhe më pas kthehen në vendet ku janë marrë. Sipas saj, problem me qentë endacak nuk trajtohet aspak nga institucionet e tjera dhe kjo ndërmarrje është lënë e vetme në punën që bën. Aksioni për numërim të qenve endacak në kryeqytet nuk është realizuar, sepse nuk kanë mjete financiare, por dyshimet janë se disa mijëra qen enden rrugëve të kryeqytetit.

    “Burimi i problemit ende ekziston. Askush nuk e trajton dhe vazhdimisht kemi qen të rinj në rrugë. Vazhdimisht kemi sjellje të qenve nga komunat tjera në Shkup. Vazhdimisht kemi qytetarë të pandërgjegjshëm që qentë e tyre i lëshojnë për kohë më të gjatë në rrugë. Ndodh shpesh që 1/3 e qenve që kapim vijnë njerëz që t’i marrin, sepse figurojnë si pronar,” deklaroi Radmilla Pesheva- u.d drejtoreshë e NP” Lajka.”

    Aksioni do të përsëritet në Komunën e Çairit, pasi gjatë të parit nuk janë gjetur shumë qen endacak, pasi edhe qytetarët nuk kishin paraqitur se në cilat lokacione ka më shumë të tillë. Zëdhënësi i Komunës së Çairit, Fari Iseni, thotë se marrëveshjen me  “Llajkën” e kanë nënshkruar në shkurt të këtij viti.

    “Kishim edhe një njoftim më herët. Pra, nëse qytetarët hasin në grup të qenve endacak ose qen endacak nëpër vende publike në territorin e Komunës së Çairit të kontaktojnë në numrin  e Ndërmarrjes Publike që është 24/7 në dispozicion, në mënyrë që ekipi i tyre të mund të dalë dhe të marr qentë endacak,” tha Fari Iseni- zëdhënës i Komunës së Çairit.

    “Zelena Grupa” tashmë një kohë diskuton në Kuvend rreth zgjidhjeve të reja ligjore të propozuara për avancimin e Ligjit për Mbrojtjen dhe Mirëqenien e Kafshëve. Në ligj duhet të përfshihen në detaje rregullat që duhet të plotësojnë ata që duan të kenë kafshë shtëpiake, e në mesin e atyre rregullave të jetë edhe sterilizimi i kafshës. Megjithatë në diskutimin e pak muajve më parë u tha se nga ndryshimet e parashikuara ligjore dalin implikime financiare të cilat komunat në vend nuk mund t’i mbulojnë, andaj në këtë rast duhet të aktivizohet pushteti qendror. Nga “Llajka” vlerësojnë se edhe ligji aktual është i mirë, por problemi është tek zbatimi i tij, sepse siç thonë, nuk ka kontrolle dhe as sanksione për ata që nuk kujdesen siç duhet për kafshët shtëpiake, që i braktisin të njëjtat, që nuk i sterilizojnë apo që merren me shitje të qenve të racave më të shtrenjta. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pushteti pret mbështetje automatike për Manifestin

    Lajmi i rradhës

    Ardhja e mërgimtarëve gjallëroi bizneset | Shpenzimet e tyre, deri në 5 mijë euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë