Qeveria e RMV: veturat zyrtare të funksionarëve do të kenë targa me ngjyra

    Makinat zyrtare të Qeverisë, ministrive dhe institucioneve shtetërore do të kenë targa me ngjyra. Ky vendim është marrë në seancën e djeshme të qeverisë, me qëllim që këto automjete të njihen lehtësisht, pra të dihet se janë të zyrtarëve, përcjell Nistori.

    Për këtë, siç thotë Qeveria, do të nisë procedura për ndryshimin e dy ligjeve.

    “Me propozim të Shërbimit për Çështje të Përbashkëta dhe të Përgjithshme është formuar komisioni për fillimin e procedurës për ndryshimin dhe plotësimin e dy ligjeve të rëndësishme për promovimin e transparencës dhe sundimit të ligjit, gjegjësisht Ligjit për përdorimin dhe asgjësimin e pronën shtetërore dhe pronën në pronësi komunale dhe Ligjin për automjete. Me këto ndryshime do të krijohet një regjistër i të gjitha mjeteve motorike të shtetërore, të cilët do të shënohen me targa me ngjyrë të veçantë për identifikimin më të lehtë”, thotë qeveria.

    Është praktikë e të gjitha autoriteteve të mëparshme përdorimi i automjeteve zyrtare për qëllime private dhe partiake.

    Lajmi Paraprak

    Arkitektura e para, asnjë vend i lirë në UKM

    Lajmi i rradhës

    Studimi: largimi i intelektualëve dhe doktorëve të shkencës nga RMV është shqetësues

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë