Qeveria: RMV-ja ka sasi të mjaftueshme të produkteve ushqimore dhe derivate të naftës

    Republika e Maqedonisë së Veriut ka sasi të mjaftueshme të produkteve ushqimore dhe derivate të naftës në rezervat e mallrave, qytetarët të jenë të qetë nuk pritet goditje në çmime të produkteve themelore të ushqimit, porositën sot nga Qeveria. Theksojnë se me institucionet shtetërore e ndjekin gjendjen në bazë ditore dhe i ndërmarrin të gjitha masat që të ruhet standardi i qytetarëve.

    “Për momentin nuk ka nevojë që të vihen në funksion rezervat e mallrave, duke pasur parasysh se prodhuesit e prodhimeve themelore kanë rezerva për periudhë prej mbi 35 ditëve, duke mos përfshirë ditët që mund të mbulohen me rezervat shtetërore. Ne vazhdojmë me furnizimin me rezerva shtetërore, siç parashikohet në programin vjetor, dhe si Qeveri po shqyrtojmë nevojat e mundshme për forcimin e mëtejshëm të dinamikës së rezervave, nëse ka nevojë për një gjë të tillë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

    Qeveria gjithashtu iu bën thirrje tregtarëve që të respektojnë vendimin e qeverisë për marzhin tregtar, sepse sipas tyre, askush nuk do të humbasë nga ky vendim.

    “Qytetarët të jenë të sigurt në njoftimet e Bankës Qendrore, e cila ditëve të fundit informoi se kursi i denarit është stabil dhe i tillë do të mbetet. Kjo strategji monetare e kursit të qëndrueshëm të denarit është strategji e përshtatshme në përputhje me themelet e ekonomisë së vendit. Sipas këtij konfirmimi për stabilitetin e kursit, rezervat valutore janë mjeti kryesor në këtë lloj strategjie monetare, të cilat sipas të dhënave më të fundit të disponueshme arrijnë në rreth 3.4 miliardë euro, që është dy herë më i lartë se në vitin 2008 të krizës financiare globale”, thonë nga Qeveria.

    Lajmi Paraprak

    Hernia Diskale

    Lajmi i rradhës

    ShBA mbyll hapësirën ajrore për Rusinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë