Mijëra dërgesa hyjnë në vend çdo ditë pa u doganuar siç duhet, prandaj shteti humb të ardhura të konsiderueshme. Përmes “boshllëqeve” ligjore dhe keqpërdorimeve të sistemit, Drejtoria e Doganave thotë se e monitoron nga afër situatën dhe tashmë ka përgatitur tre propozim-zgjidhje që së shpejti do t’i paraqiten Qeverisë për miratim, për doganim më efikas të dërgesave dhe ndalimin e këtyre keqpërdorimeve.
“Me këtë, mendojmë se Republika e Maqedonisë do të mbrohet nga fenomene të tilla, së dyti, jemi absolutisht të bindur se buxheti i Maqedonisë së Veriut do të rritet nga ky aspekt dhe së treti, qytetarët do të mbrohen në bazë të shëndetit dhe sigurisë nga produkte të tilla”, tha Boban Nikollovski, Drejtor i Doganave.
Nga Qeveria thonë për Alsat se po bëhet analizë e hollësishme dhe do të shqyrtohet nevoja për të ndërmarrë masa dhe aktivitete të caktuara. Shtojnë se ligji i TVSH-së dhe aktet ligjore përkatëse janë duke u harmonizuar.
“Në fakt, Republika e Maqedonisë së Veriut, si vend-kandidat për anëtarësim në BE, ka obligimin të harmonizojë plotësisht legjislacionin e saj të brendshëm me legjislacionin e BE-së, duke përfshirë edhe Ligjin për TVSH-në dhe aktet nënligjore të tij kurse harmonizimi po bëhet gradualisht”, u shpreh Qeveri e Republikësë së Maqedonis së Veriut .
Asociacioni i tregtisë elektronike thotë se të gjitha rezolutat e miratuara nga Parlamenti Evropian imponojnë që ky proces të ndiqet në luftë kundër konkurrencës jolojale.
“Të gjitha rezolutat e miratuara nga Parlamenti Evropian imponojnë heqjen e pragut prej 150 eurove në Evropë, shpresoj që vendi do ta ndjekë këtë shembull, kjo tregon se shpenzimet doganore dhe TVSH-ja do ta zvogëlojnë konkurrencën e padrejtë për shkak të asaj që po ndodh tani, një kompani e caktuar në Maqedoni të Veriut që importon produkte nga Kina paguan si doganë ashtu edhe TVSH për të gjitha mallrat që importon, ndërsa meqenëse janë dërgesa të vogla që vijnë një nga një dhe janë të përjashtuara nga dogana dhe TVSH-ja sepse janë deri në 22 euro, këtu shfaqet konkurrenca e padrejtë”, u shpreh Viktor Stojkoski – Sekretar i përgjithshëm i Asociacionit për Tregti Elektronike.
Stojkoski thotë se për të mbrojtur kompanitë vendore, duhet të ndjekim rregulloret Evropiane dhe masat që Evropa do të vendosë për të mbrojtur kompanitë vendore nga konkurrenca e padrejtë, të cilat vijnë në pajtim me rezolutën e fundit të miratuar nga Parlamenti Evropian më 9 korrik të këtij viti. Deri atëherë, shton ai, duhet të krijohen përvoja pozitive për klientët, në mënyrë që shitorja e tyre elektronike (e-shitorja) të jetë gjithmonë zgjedhje parësore. /Alsat/






