Qindra qese me mbetje të rrezikshme të fabrikës Makstil të lëna në hapësirë të hapur në Shkup

    Disa nga qeset me mbeturina të rrezikshme | Foto: BIRN

    Qindra qese gjigante, të mbushura me pluhur të rrezikshëm filtri nga fabrika e çelikut Makstil, janë lënë në një zonë të hapur pranë fabrikës, në afërsi të ish-Hekurores së Shkupit. Disa nga qeset, që ndodhen aty prej vitesh, janë të hapura, të dëmtuara ose të grisura, ndërsa nga disa të tjera gjysma e materialit është derdhur jashtë, shkruan Prizma, përcjell Nistori.

    Bëhet fjalë për pluhur që përmban metale të rënda, prandaj klasifikohet si mbetje e rrezikshme. Ai krijohet gjatë shkrirjes së hekurit të skrapit për prodhimin e çelikut, ndërsa sistemi i filtrimit shërben për ta mbledhur dhe për të parandaluar përhapjen e tij në ajër. Kjo është një detyrim i përcaktuar në lejen e integruar mjedisore A, të cilën kompania e ka prej më shumë se pesë vitesh dhe pa të cilën nuk mund të operojë.

    Trajtimi i këtyre mbetjeve nuk është gjithmonë në përputhje me rregullat e përcaktuara në lejen A, sipas së cilës pluhuri duhet të ruhet ose në depo, ose në qese të mbyllura mirë. Ai nuk duhet të qëndrojë për më shumë se 36 muaj, por duhet të dërgohet për përpunim.

    Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, i cili është përgjegjës për monitorimin e pajtueshmërisë me lejen A, ende nuk ka identifikuar ndonjë problem. Kompania pretendon se, pavarësisht ndërprerjeve në magazinim, në inspektimet e rregullta nuk është konstatuar ndotje.

    Megjithatë, ekspertët e konsultuar nga BIRN paralajmërojnë se rreziqet për tokën, ujin dhe ajrin janë reale. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Largoni erën e pakëndshme nga frigoriferi duke vendosur sodë buke

    Lajmi i rradhës

    CILËSIA E JETESËS | Maqedonia e Veriut në fund të listës (Tabela)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë