Qytetarët e RMV çdo ditë e më shumë me kredi të gjelbra!

    Në Maqedoninë e Veriut shfrytëzimi i kredive të gjelbra ka shënuar rritje, ashtu që vlerë e kredive u rrit për 8.5 përqind brenda një viti.

    “Në fund të dhjetorit të vitit 2024, rritja e kredive të gjelbra në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shënon 2,3 miliardë denarë, apo 8,5%”, raportoi Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut.

    Banka raporti që në krahasim me vitin 2019, kreditë e gjelbra janë rritur katër herë.

    “Kreditë e gjelbra janë të destinuara për projekte të cilat mbështesin qëllime të qëndrueshme ekologjike, ose qëllime të cilat kontribuojnë për tranzicionin e gjelbër në shoqëri, siç është investimi në këtë teknologji të re ekologjike”, sqaroi Banka, duke theksuar që 6 përqind e gjithë kredive bëjnë pjesë te kreditë e gjelbra, ndërsa në vitin 2019 kjo përqindje ishte vetëm 2.2 përqind.

    Në tremujorin e katërt janë regjistruar 29.177 milionë denarë kredi të gjelbra, ashtu që 28.032 milionë denarë janë për kompanitë.

    Lajmi Paraprak

    MPB: qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve me aksidente të rreme

    Lajmi i rradhës

    “Dy vetë pa tre” e mbrojnë RMV-në para Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë